E Enjte, 04.18.2024, 09:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BANKA BOTËRORE - 150 MILIONË DOLLARË PËR SEKTORIN ENERGJITIK TË SHQIPËRISË

E Martë, 09.30.2014, 08:42am (GMT+1)



Në një njoftim  të Bankës Botërore thuhet se Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi dje një fond prej 150 milionë dollarësh për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në Shqipëri. Projekti do të mbështesë reformat në sektorin energjetik të Shqipërisë, duke u fokusuar në veçanti në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të këtij sektori.

Sektori i energjisë në Shqipëri po ndeshet me sfida serioze financiare dhe operacionale, duke përfshirë një deficit të lartë të pa financuar prej rreth 550 milionë dollarësh dhe një nivel të madh të humbjeve teknike dhe komerciale prej rreth 42 përqind, më i larti në rajon, për shkak të mospagesës së faturave të energjisë elektrike nga ana e konsumatorëve, si dhe normat e ulëta të mbledhjes së borxheve. Prodhimi i Energjisë mbështetet pothuajse tërësisht në hidrocentralet e vendit, që do të thotë se importet e energjisë janë shpesh të nevojshme gjatë stinëve kur vendi ndeshet me thatësira dhe mungesë të reshjeve të shiut.

Përpjekjet e qeverisë për reformimin e sektorit të energjisë përfshijnë diversifikimin e burimeve prodhuese, pakësimin e nivelit të humbjes së energjisë gjatë shpërndarjes, përmirësimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët, dhe përmirësimin e modelit të tregut të energjisë në përputhje me standartet e BE-së. Një Plan gjithëpërfshirës për Rimëkëmbjen e Sektorit të Energjisë do të zbatohet për të trajtuar çështjet e ngutshme me të cilat ndeshet ky sektor, veçanërisht qëndrueshmërinë e tij fiskale.

"Projekti i Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë mbështet zbatimin e reformave të qeverisë, dhe do të ndihmojë në rritjen e investimeve, përmirësimin e menaxhimit dhe performancës, veçanërisht në shpërndarjen e energjisë dhe pakësimin e shumave të papaguara të borxheve", tha Tahseen Sayed, menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë. "Projekti do të mbështesë planin e rimëkëmbjes së sektorit të energjisë duke trajtuar çështjet e vjetra teknike dhe financiare", tha zonja Sayed.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNIONI I GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË ZGJODHI BORDIN E RI DREJTUES (09.30.2014)
GJUETIA E SHTETIT SERB KUNDËR ISH PJESËTARËVE TË UÇK-së (09.30.2014)
RASHITI - TË GJITHA PARTITË IU TREMBEN ZGJEDHJEVE TË JASHTËZAKONSHME (Intervistë) (09.29.2014)
SHPËRBLEHET FSHATI ME SHUMICË MYSLIMANE QË NDËRTOI KISHËN PËR KOMUNITETIN PAKICË KATOLIKE (09.29.2014)
FYLE - THIRRJE PËR DIALOG MES PALËVE (09.29.2014)
PRESIDENTI NISHANI NDERON PERSONALITETE SHQIPTARO-AMERIKANE (09.29.2014)
RREGULLA TË REJA PËR SHQIPTARËT QË HYJNË NË GREQI (09.29.2014)
VENDIM I KËSHILLIT TË BASHKIMIT EVROPIAN - EULEX DO TË JETË NË MBËSHTETJE TË PUNËS SË GJYKATËS SPECIALE (09.29.2014)
KEVIN KÖRNER - SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR REFORMA, NË MËNYRË QË TË KETË NJË EKONOMI MË STABËL (09.29.2014)
GRATË NË SHQIPËRI ZËNË VETËM 1,4% TË NUMRIT TË KRYEBASHKIAKËVE NË TË GJITHË VENDIN (09.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]