VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KAIDANOW - KRIJONI INSTITUCIONET E REJA, MIRATOJENI LIGJIN PËR LUFTËTARËT E HUAJ

E Mërkurë, 10.01.2014, 10:25am (GMT1)



Përgjegjëse për sektorin kundër-terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Tina Kaidanow ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në të gjitha fushat, edhe në sfidën e re kundër ISIS-it.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Interaktiv në KTV, Kaidanow ka thënë se duhet krijuar sa më shpejt institucionet në vend.

"Nuk dua të komentoj për situatën e brendshme politike në Kosovë, por dua ta them këtë. Është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë qeverinë e re. Është përgjegjësi e popullit të Kosovës, e liderëve partiakë që të arrijnë një marrëveshje me kompromis ndërmjet vete, çfarëdo qoftë kjo. Një zgjidhje e tillë duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Me sa e di unë, Presidentja Jahjaga po punon që të lehtësojë dialogun ndërmjet palëve dhe ne e mbështesim dialogun, por në fund përgjegjësia finale është e partive. Por, duhet të mendoni për dëmet që po shkakton mungesa e institucioneve. Ka një ligj për pjesëmarrjen në luftërat e huaja që duhet të presë derisa të funksionalizohet Kuvendi dhe gjërat të ecin përpara. Këto janë gjërat që njerëzit duhet të mendojnë sepse është përgjegjësia e tyre që të krijohet një qeveri efektive. Se si do të bëhet kjo është përgjegjësi ekskluzivisht e partive dhe njerëzve atje. Ne do ta mbështesim fuqishëm këtë proces dhe shpresoj të ndodhë sa më shpejt", ka thënë Kaidanow.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.