VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISA MUSTAFA - VLAN TEK JAHJAGA PARAQITI QËNDRIMET E NOHURA PËR PUBLIKUN, NUK KEMI ASNJË NDRYSHIM NË QËNDRIMET TONA

E Mërkurë, 10.01.2014, 02:00pm (GMT1)


Pas takimit me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, kryetari LDK-së Isa Mustaf foli në emër të bllokut:

"U takuam me presidenten në vazhdën e takimeve me të, ishim bashkë me zotin Kurti, Haradinaj e Limaj. Shprehem qëndrimet tona të përbashkëta lidhur me situatën. Ne vlerësojmë se kjo gjendje mund të përballohet e të zgjidhet vetëm në Kuvend, sepse kemi të bëjmë me një sistem parlamentar i cili respekton shumicën, domethënë respekton votën e shumicës në Kuvend. E lutëm edhe presidenten që edhe ajo të bëhet pjesë e kësaj zgjidhjeje në mënyrë që të respektohen kriteret themelore dhe kriter themelor është shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Nëse nuk do të ishte me Kushtetutë, kriteri i shumicës, çështja do të zgjidhej deri më sot dhe nuk do të kishim fare nevojë që të zhvillojmë këto takime."

Në pyetjen se çfarë do të bëhet më tutje, Mustafa u përgjigj:

"Nuk kemi plane konkrete. Presidentja kërkon sugjerimet tona. Ne kemi orientimet tona të cilat i kemi paraqitur për publikun dhe s'e kemi asnjë ndryshim në qëndrime".


Ai tha se nesër do të ketë seancë konstitutive dhe shtoi se nuk paragjykon se si do të veprohet në të.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.