VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAKUP KRASNIQI E QUAN TË KUNDËRLIGJSHËM VEPRIMIN E BROVINËS

E Enjte, 10.02.2014, 07:00am (GMT1)



Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës për dy mandate, Jakup Krasniqi, thotë se njoftimi për shtyrje të seancës, është jashtë çdo rregulloreje të Kuvendit. Ai, një njoftim të tillë për të shtyrë një seancë të thirrur, e ka quajtur të padrejtë.

"Me Kushtetutë, më ligj dhe rregullore nuk ka të drejtë askush përveç se me qenë në situatë tepër të jashtëzakonshme, por edhe ajo nuk parashihet as me kushtetutë, por as me rregullore të Kuvendit. Nuk është e drejtë ta shtyjë seancën e thirrur. Këtë të drejtë e ka vetëm seanca e askush tjetër", ka thënë Krasniqi për KosovaPress.

Për Krasniqin, Kosova është bërë "˜sui generis', ku po ndodh gjithçka. Fajin ja hedh kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili sipas Krasniqit po shfrytëzon edhe Brovinën.

"Kjo do të thotë që dikush është duke luajtur me interesin e vet vendit dhe të republikës, dhe qytetarëve të Kosovës. Janë disa individë që e kanë kapur situatën në dorë dhe po krijojnë krizë institucionale në vend. Është kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi, që po shfrytëzon një deputete më të vjetër për ta uzurpuar institucionin më të lartë të shtetit",
ka thënë Krasniqi.

Ai madje përmendi edhe vendimin e Kushtetutës për suspendimin e Kuvendit duke e quajtur vendim jo kushtetues.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.