VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VLAN I VENDOSUR PËR TË FORMUAR KUVENDIN E QEVERINË

E Enjte, 10.02.2014, 11:16am (GMT1)


Ka përfunduar takimi i deputetëve të VLAN-it në Kuvendin e Kosovës. Deputetëve në Kuvend iu drejtuan katër liderët e partive që e formojnë bllokun opozitar: Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetari i AAK-së Ramush Haradianj dhe kryetari Nismës Fatmir Limaj.

Ata janë të vendosur për të formuar Kuvendin e Qeverinë.

Liderët e këtyre partive theksuan se më së largu në javën e ardhshme do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i LDK-s Isa Mustafa në Kuvendin e Kosovës theksoi: "Jemi këtu bashke për të dëshmuar se kemi një qellim te përbashkët në të mirë të qytetarëve të Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin që e ka kapluar vendin ng qeverisja e keqe e Qeverisë në largim.

Ne nuk kemi kërkesë tjetër po asaj që shumica e Kuvendit të formojë Kuvendin e Qeverinë".

Ne mesin e javës së e ardhshme do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.
Në vazhdim folën edhe Albin Kurti e Ramush Haradinaj.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke ripërsëritur kërkesën e Mustafës, tha po ashtu se me subjektet e tjera, që përbëjnë koalicionin paszgjedhor, janë të vendosur të vazhdojnë punën e përbashkët për të realizuar vullnetin e votuesit të Kosovës, që shumica të formojë institucionet qeverisëse.

Pasi theksoi se seanca konstituive është shtyrë në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme, Kurti shtoi se PDK-ja e ka lënë shtetin e Kosovës pa Republikë dhe po bën gjithçka që ta lërë edhe pa Kuvend. Siç u shpreh ai, me qeverinë e kaluar Kosova nuk ka të ardhme dhe ne jemi bashkë që Kosova të ketë të ardhme.

Duke ripërsëritur se "ne jemi zotuar që të vazhdojmë punën tonë të përbashkët", shtoi se "do të vazhdojmë të jemi bashkë se kështu e do interesi i vendit" dhe se në javën e ardhshme do ta kemi seancën e radhës ku do të vazhdojmë punën për konstituimin e institucioneve.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se sot është dashur të jemi të mbledhur si deputetë, po kjo u pamundësua nga PDK-ja, e cila po i dëmton institucionet. Haradinaj e quajti të dështuara pritjet qëllimkëqija të tjerëve prej nesh se do të ndodhë tentim revolucioni, që do të kishte pasoja. "Ne nuk e bëjmë atë. Jemi seriozë dhe shumicë me 63 deputetë", tha Haradinaj, duke rikujtuar edhe dështimin e PDK-së që të blejë deputetë nga radhët tona, për ambiciet e tij.

Haradinaj tha se jemi të vendosur që ndryshimet t'i bëjmë përmes Kuvendit, duke i siguruar edhe qytetarët që do të punohet për krijimin e institucioneve. Ai u shpreh i bindur se kryeparlamentari është Isa Mustafa dhe se prej Bllokut do të krijohet edhe qeveria.

Haradinaj duke theksuar se subjektet e Bllokut janë seriozë, paralajmëroi thirrjen e mbledhjes së Kuvendit me nënshkrime.


Edhe Fatmir Limaj i Nismës e quajti të paligjshme dhe kundër demokracisë shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Ai tha se ne jemi këtu si shumicë, e cila e përfaqëson vullnetin e pjesës më të madhe të qytetarëve të Kosovës.

"Kosova ka nevojë të madhe për krijimin e institucioneve të vendit dhe ne do ta gjejmë zgjidhjen për të dalë nga kjo situatë, por brenda ligjeve dhe kushtetutës", është shprehur Limaj.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.