E Shtunë, 04.20.2024, 02:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VLAN I KA MBLEDHUR NËNSHKRIMET - SEANCA VAZHDON NË MESIN E JAVËS SË ARDHSHME

E Enjte, 10.02.2014, 04:41pm (GMT+1)


Deputetët e bllokut LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosjes kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të kuvendit.

Madje, ky bllok është në përfundim të mbledhjes së nënshkrimeve të deputetëve për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila sipas bllokut duhet të thirret në mesin e javës së ardhshme.

Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, i ka bërë thirrje PDK-së që të pranojë se shumica i formon institucionet. Sipas saj, në seancë do të sqarohet se cilat do të jenë veprimet konkrete të deputetëve duke shtuar se shumica parlamentare është ajo që vendos për institucionet.

Osmani, tha se me faktin që flora Brovina po e bllokon vazhdimin e seancës po shkel edhe detyrimin që ia ka përcaktuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, madje siç pohoi ajo Kushtetuta sqaron se me 40 nënshkrime deputetët mund ta thërrasin seancën e jashtëzakonshme.

"Neni 66 i Kushtetutës po ashtu flet edhe për mundësinë që Kuvendi të mblidhet vet dhe po ashtu e njëjta Kushtetutë sqaron se më 40 nënshkrime deputetët mund të thërrasin seancë të jashtëzakonshme. Unë mendoj që bllokada institucionale që PDK-ja po e bënë që u dëshmua edhe sot vërtetë e krijon atë rrethanë të jashtëzakonshme që na lejon neve me 40 nënshkrime ta thërrasim vazhdimin e seancës. Deputetët lejohen të mblidhen në qoftë se i bëjnë 40 nënshkrime, mund ta quani ose vazhdim ose çka do tjetër neve na lejohet të mblidhemi përderisa i kemi 40 nënshkrime dhe përderisa më shumë se 61 deputetë janë në sallë, na lejohet të marrim edhe vendime përderisa e kemi atë kuorum", ka thënë ajo.

E Ismet Beqiri po nga kjo parti, tha se shtyrja e seancës është bërë në mënyrë arbitrare.

"Ky është një abuzim i skajshëm që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese në këtë rast. Ajo po e refuzon një obligim që tash e ka edhe me Gjykatë, me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo sigurisht në infinit dhe në paskajshëmri nëse mund të thuhet ose pastaj nuk mund të tolerohet..... Është e qartë që nuk po e bënë Flora Brovina është ekzekutore, ndërkaq po e bënë PDK-ja gjegjësisht Hashim Thaqi", ka thënë ai.

Beqiri tha se kryesuesja mund të zëvendësohet, por se sipas tij fillimisht mbledhja e nënshkrimeve është vetëm për vazhdimin e seancës në javën e ardhshme.

"Kryesuesja nuk është zgjedh dhe këto terminologji nganjëherë të shkarkimit ajo mund të zëvendësohet edhe është e paraparë që mund të zëvendësohet edhe nëse vazhdon kësi soji sigurisht tjetër rrugë nuk ka .... Ne kemi kërkuar gjegjësisht do të kërkojmë më shkrim që seanca të vazhdon javën e ardhshme, seanca konstituive për hapat tjerë me kohë ju informojmë", ka shtuar Beqiri.

Ndryshe, sipas Beqirit, tashmë janë mbledhë mbi 60 nënshkrime të deputetëtve, me anë të së cilave kërkojnë që seanca të mbahet në mesin e javës së ardhshme.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - VARFËRIA MASIVE NË RRITJE, ÇMIMET TEJET TË LARTA (10.02.2014)
HARADINAJ TEK JAHJAGA - DO TA VAZHDOJMË SEANCËN ME NËNSHKRIME TË DEPUTETËVE (10.02.2014)
VLAN I VENDOSUR PËR TË FORMUAR KUVENDIN E QEVERINË (10.02.2014)
DEPUTETËT E VLAN NË KUVEND - SEANCA KONSTITUIVE (10.02.2014)
JAKUP KRASNIQI E QUAN TË KUNDËRLIGJSHËM VEPRIMIN E BROVINËS (10.02.2014)
PD - DEMONSTRATA KUNDËR PRISHJES SË OBELISKUT TË KAVAJËS (10.02.2014)
SHTYHET SEANCA E KUVENDIT TË KOSOVËS - NUK DIHET SE KUR DO TË MBAHET (10.02.2014)
BROVINA KËRKON SHTYRJEN E SEANCËS SË NESËRME, VLAN NUK KA PRANUAR (10.01.2014)
ISA MUSTAFA - VLAN TEK JAHJAGA PARAQITI QËNDRIMET E NOHURA PËR PUBLIKUN, NUK KEMI ASNJË NDRYSHIM NË QËNDRIMET TONA (10.01.2014)
100 DITËT E PARA TË 'GRUVESKI 3' - SHPËRFILLEN INTERESAT E SHQIPTARËVE (10.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]