VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA i bën thirrje Serbisë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën
E Martë, 02.03.2009, 03:42pm (GMT1)

Voal-online - Ambasadori amerikan në Beograd i bën thirrje Serbisë të heqë dorë nga çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare dhe të vendosë një marrëdhënie "miqësore" me shtetin i cili deklaroi pavarësinë vitin e kaluar. "Problemi i Kosovës ka përfunduar me zgjidhjen e statusit të saj" thotë ambasadori Cameron Munter për gazetën  serbe "Politike" në fundjave. Një pjesë e intervistës është botuar sot online nga "Washington times".
"Për mendimin rihapja e çështjes së Kosovës nuk është reale"- thotë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ndër shtetet e para që njohën pavarësinë e Kosovës në shkurt të 2008. Munter iu bën thirrje liderëve serbë të vendosin marrëdhënie diplomatike me Kosovën. "Liderët e Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës duhet të bisedojnë si fqinjë mirë dhe të zgjidhin problemin në mënyrën më të mirë, dhe ne do ta mirëpresim atë" vazhdoi më tej ambasadori amerikan Cameron Munter.
"Kosova është vetëm një element i marrëdhënieve tona multidimensionale të cilat janë të mira".- tha Munter duke shtuar se "marrëdhëniet e mira përfshijnë asistencën tonë, zhvillimin e dialogut ushtarak dhe bashkëpunimet shumë të mira në arritjen e sigurisë në tërë rajonin e Ballkanit". Serbia ka paditur Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me qëllim që të rihapë negociatat për statusin final të Kosovës. Megjithatë gjykata pritet të mos e marrë në gjykim çështjen shumë shpejt, të paktën për këtë vit.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.