VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RTL - FLUTURAKJA NUK ËSHTË FUTUR NGA SHQIPTARËT

E Mërkurë, 10.15.2014, 02:26pm (GMT1)

Televizioni i njohur gjerman, RTL ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë e zhvilluar në stadiumin e Partizanit në Beograd.

Sipas këtij televizioni, ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë e cila u ndërpre në pjesën e parë ishe skandaloze, transmeton Indeksonline.

RTL nuk ka lënë pa komentuar edhe "˜fluturaken' e cila kishte me vete flamurin kombëtar të ilustruar me heronjtë, Ismajl Qemajli dhe Isa Boletini. Sipas gjermanëve flamuri nuk ishte skenar i shtetasve shqiptarë.

"I gjithë stadiumi ishte i mbushur me tizofë serbë, por askund nuk shiheshin tifozë shqiptarë. Gjendja e serbëve acarohet kur shihet flamuri kombëtar i shqiptarëve duke valuar mbi kokat e serbëve.

Një provokim i rëndë për serbët. Lojtari me numër 13, kap me nervozitet flamurin e kombëtares shqiptare kur papritmas Taulant Xhaka shkon dhe ia rrëmben nga dora. E pastaj fillon dhuna e serbëve ndaj përfaqësues shqiptare", thuhet në edicionin e lajmeve të RTL-së.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.