VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DITMIR BUSHATI TAKIM ME GAZETARËT - DJE DHE MBRËMË NË BEOGRAD SUNDOI ATMOSFERË DHUNE, KSENOFOBIE DHE RACIZMI, KËRKOVA KOMUNIKIM ME HOMOLOGUN DAÇIÇ, AI NUK PRANOI

E Mërkurë, 10.15.2014, 03:54pm (GMT1)


TIRANE - Duke marrë shkas nga incidentet e shumta që ndodhen para dhe pas fillimit të ndeshjes Serbi-Shqipëri, në stadiumin "Partizani", në Beograd, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati kërkoi një takim me homologun e tij serb, Ivica Daçiç, gjë e cila u refuzua nga ky e fundit.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë ministri Bushati, në një dalje publike para mediave, fill pas një takimi që mbajti në ambientet e Ministrisë me ambasadorët.

"Menjëherë pas njoftimit u morëm masa për adresimin e situatës. U instruktua ambasadori jonë në Beograd për të kontaktuar me autoritet serbe dhe për udhëtimin e shtetasve shqiptare të lirë. Kam kërkuar një drejtpërdrejtë një takim me homologun serb, pasi nuk u realizuar për shkak të mosdiponilitetit nga pala serbe. I kërkuam palës serbe të tregonte maturi dhe vetëpërmbajte, dhe mos të përdoret politikën për këtë rast. Lidhur me ketë indicet kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët"- tha Bushati.

Duke bërë një prezantim të të gjithë ngjarjes dhe incidenteve që ndodhën dje në fushën e gjelbër në Beograd, Bushati ka dënuar çdo akt dhunë që u ushtrua ndaj futbollistëve të Kombëtares Shqiptare, dhe tifozëve të saj.

"Në orën 20:45 në fillim të ndeshjes Serbi-Shqipëri, në prani të autoriteteve të larta serbe tifozët serb kanë përdhosur himnin e Shqipërisë. Madje dhe tifozët serb, poshtë tribunës vip, përsëriten gjeste të ulta dhe thirrje të tilla. Më pas tensioni i kalojë situatës, duke hedhur banderolat. Më pas, situata ka degraduar me ushtrimin e dhunës nga ana e huliganëve madje dhe përfaqësues të sigurisë serbe, u sulën kundër futbollistëve shqiptar. Këto janë fakte, përmes fotove, që kanë bërë xhiron e botës. Më pas, djemtë e Kombëtares, shoqërues, gazetarë, u gjendën në një situatë të nderë dhe tensioni. Në rrethana të tilla personeli i Ambasadës tonë në Beograd u instruktua për të marrë masat. Por përpjekjet tona nuk gjetën përpjekje nga ana e homologëve serb. Më pas Ministria e Punëve të Brendshme i kërkoi siguri shtetit serb për siguri të shtetasve tanë."-shtoi Bushati.

Duke mos mjaftuar me kaq, Bushati bëri me dije se për rreth 1 orë futbollistët dhe shoqëruesit, madje dhe gazetarët janë bllokuar në aeroportin e Beogradit. "Në aeroportin e Beogradit, u bllokuan për rreth 1 orë në aeroport futbollistët dhe gazetarët. Ministria e dënon dhunë dhe keqinformimin e palës serbe. Mikpritja u mëkëmbën si asnjëherë tjetër me sjellje ksenofobe. Urrejtja e shfaqjes haptas ndaj simboleve tona kombëtare u dëshmuan dje. Jemi të ndërgjegjshëm për dallimet që ekzistojnë mes nesh, por dhe shumë të ndërgjegjshëm për rolin tonë në vendosjen e balancave në Ballkan."-bëri të ditur ministri Bushati.

vijon

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.