VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TENTOI TË HYNTE NË KRYEMINISTRI - ARRESTOHET KOSOVARI

E Enjte, 10.16.2014, 08:34am (GMT1)



TIRANE - Tentoi të hynte në Kryeministri, arres tohet kosovari në kryeqytet. Ngjarja është shënuar dy ditë më parë në Tiranë, ku një 55-vjeçar, lindur dhe banues në Sermjan të Gjakovës ka dashur që të hyjë në ambientet e Kryeministrisë.

Konkretisht bëhet fjalë për kosovarin Dan Plava, i cili në 14 tetor ka dashur që të hyjë me dhunë në godinën e Kryeministrisë. Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NGJARJA
Mëngjesin e së martës një kosovar ka tentuar që të hyjë në ambientet e Kryeministrisë, pasi ka dashur të kontaktojë personalisht me kreun e qeverisë, Edi Rama. Burime policore sqarojnë se 55-vjeçari nga Gjakova rreth orës 10:10 të ditës së martë është afruar pranë ambienteve të Kryeministrisë dhe aty ka tentuar që të hyjë brenda, por ai është penguar nga punonjësi i Gardës që ruante ambientet e institucionit.

Por, kjo nuk e ka penguar Dan Plavën që të konfliktohet me efektivin e Gardës dhe në një moment nervozizmi e ka goditur atë me grusht. Pas kësaj, janë lajmëruar forcat e policisë, ku brenda pak minutash efektivët e komisariatit numër 1 kanë vënë në pranga gjakovarin. Mësohet se gjatë marrjes në pyetje nga forcat e policisë, Plava është shprehur i penduar që ka goditur efektivin e Gardës, por ai ka shtuar se ka dashur që ta takonte patjetër kreun e qeverisë shqiptare.
AUORA KOROMANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.