VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DIPLOMATI SHQIPTAR NË BEOGRAD - NA THANË 'DO TË SULMOJNË AMBASADËN ME ARMË'

E Enjte, 10.16.2014, 08:38am (GMT1)


Pas incidenteve të shënuara gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, "Gazeta Shqiptare" ka mundur të kontaktojë me Ambasadën Shqiptare në Serbi. Ministri këshilltar në këtë ambasadë, Xhelal Fejzo, gjatë një bisede telefonike ka rrëfyer se si ka qenë situata në Beograd ditën e djeshme, një ditë pas dhunës së ushtruar në stadiumin e këtij kryeqyteti ku luhej ndeshja mes ekipit të kombëtares shqiptare dhe atij serb.

 "Situata është e qetë, me përjashtim të disa avionëve ushtarakë që lëvizin në qiellin e Beogradit, pasi ditën e nesërme (sot) Putin viziton Serbinë në kuadër të çlirimit të Beogradit", - sqaron Fejzo për "Gazeta Shqiptare".

Z.Fejzo, si është situata në Beograd?
Në këto momente që ne flasim (ora 14:00) ka një lajm, që janë nisur një grup i armatosur, por rreth ambasadës nuk ka njeri. Na thanë që është një grup tifozësh me armë për në ambasadë. Situata është e tillë që në qiell fluturojnë avionë ushtarakë serbë, në kuadër të ditës së nesërme (sotme). Avionët janë duke bërë ushtrime përgatitore për paradën e nesërme (sotme), pasi vjen Vladimir Putin në Serbi për festën e çlirimit të Beogradit. Këtu na thonë që janë nisur tifozë të armatosur nga qyteti i Beogradit, por ne deri tani nuk kemi parë asgjë.

Ju, jeni të frikësuar pas këtij incidenti?

Deri tani situata është e qetë. Ne jemi duke punuar në ambasadë, nuk na ka ngacmuar njeri, as nuk na kanë hedhur fjalë. Jemi duke punuar në zyrat tona, situata paraqitet e qetë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.