VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ish Presidenti amerikan i shpreh mirënjohje kontributit ushtarak të Shqipërisë në Irak
E Martë, 02.03.2009, 08:15pm (GMT1)

Voal-online  - Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, i cili njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ka marrë një mesazh nga ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W. Bush, në të cilin shprehet mirënjohja dhe vlerësimi për kontributin e dhënë nga forcat e armatosura të Shqipërisë në kuadër të misionit gati pesëvjeçar në Irak. "Tashmë që forcat ushtarake shqiptare përfundojnë shërbimin e tyre të gjatë në Irak, kam dëshirë të shpreh mirënjohjen e thellë të Shteteve të Bashkuara për qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për trupat që vendi juaj ka kontribuar për Forcën Ndërkombëtare në Irak nga prilli i 2003 deri në dhjetor të 2008", thuhet në mesazhin e ish Presidenti Bush. Bush më tej thekson se gatishmëria e Shqipërisë për të mbështetur ngritjen dhe forcimin e qeverisjes demokratike në Irak, dëshmon për shpirtin e popullit shqiptar dhe përkushtimin e tij për t'i shërbyer çështjes së lirisë globale, që siç thotë ai e ka përjetuar vetë qartësisht gjatë vizitës në Tiranë vitin e kaluar.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.