VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHTATË GJËRA QË DUHET T’I DINI RRETH DHUNËS GJATË NDESHJES SHQIPËRI-SERBI NË BEOGRAD
E Enjte, 10.16.2014, 10:29am (GMT1)


Shumë media ndërkombëtare që kanë mbuluar dhunën në Stadiumin Partizani të Beogradit janë fokusuar tek aeroplani i vogël telekomanduar (drone) që mbante flamurin shqiptar dhe tek përleshja në fushë nga fansat e zemëruar serbë. Ka patur elementë shtesë të dhunës të cilat nuk janë raportuar nga mediat ndërkombëtare apo janë raportuar në mënyrë jokorrekte. Ja ku janë disa prej tyre:

1. Fansa shqiptarë nuk janë lejuar të marrin pjesë në ndeshje. Autoritetet serbe thanë se do të arrestojnë këdo që tregon ndonjë lloj simboli nga skuadra shqiptare - restriksione që janë të padëgjuara në një ndeshje ndërkombëtare futbolli.

2.Turma serbe thërriste, "Ubij, Ubij Siptar" - "Kill, Kill the Albanians," përgjatë 40 minutave që vazhdoi ndeshja. Ata përdornin terma përçmues së kohës të Milosheviçit, të ngjashme me N-Word (eufemizëm që në Amerikën e Veriut nënkuptonte Negrin).

3.Stadiumi ishte i mbushur me parrulla politike nacionaliste serbe si "Kosova është Serbi" dhe të tjerë sloganë që lidheshin me Bosnjen dhe Kroacinë. Fansat serbë e fishkëllyen me zë të lartë Hymnin Shqiptar.

4.Objekte të forta dhe fishekzjarre u gjuajtën kundër lojtarëve shqiptarë shumë përpara se të shfaqej duke fluturuar aeroplani i vogël (drone). Gjithashtu ata pak gazetarë shqiptarë që guxuan të shkojnë në Beograd gjithashtu raportojnë se janë sulmuar me sende të forta përgjatë gjithë pjesë së parë të lojës.

5.Ivan Bogdanovic, huligani serb që udhëhoqi trazirat në ndeshjen në Itali gjatë 2010, u pa të invadonte fushën e futbollit. Ai e ka bërë burgun në Serbi pas incidentit në Itali, ku ai dogji flamurin shqiptar. Ajo lojë duhej të braktisej. Sepse Bogdanoviç udhëhoqi një grup mbështetësish të tij të maskuar përpara se policia t'i largonte nga fusha.

6.Më tepër se gjysma e lojtarëve e skuadrës së Shqipërisë është nga Kosova, e cila është shkëputur nga Serbia në fund të viteve '90 pas një konflikti të ashpër i cili mori fund me ndërhyrjen e NATO-s 15 vite më parë. Në Beograd atë natë u dogj edhe flamuri i Aleancës të NATO-s. (Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009. Serbia është me mendje me BE, por gjithashtu mike e Rusisë)

7. Pavarësisht atmosferës së rëndë politike në stadiumin, ekipi kombëtar shqiptar shkoi për të luajtur futboll dhe ai arriti që të kapërcente presionin psikologjik të minutave të para, duke lëvizur në pjesën kundërshtare të fushës kur ndodhi ndërprerja e ndeshjes./Shqipëroi Elida Buçpapaj

Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.