VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EDI RAMA MË 22 TETOR NË BEOGRAD E PRESHEVË

E Enjte, 10.16.2014, 01:28pm (GMT1)


Bruksel, Beograd, 16 tetor - Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama duhet të bëhet, përkundër incidenteve në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, shkruan e përditshmja beogradase "Danas", duke iu referuar kabinetit të shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton, ku e përshëndesin shkuarjen e kryeministrit shqiptar për vizitë zyrtare në Serbi.

Se Edi Rama do të shkojë në Beograd më 22 tetor, siç ishte planifikuar më herët, për gazetën në fjalë e kanë konfirmuar burimet jozyrtare të afërta me kabinetin e të dy kryeministrave, Aleksandar Vuçiqit dhe Edi Ramës. Siç mëson "Danas" presioni që vizita të realizohet para së gjithash vjen nga Brukseli, i cili është edhe inciator i caktimit të takimit të dy kryeministrave.

Kryeministri serb ka thënë dje se do ta marrë vendimin nëse Rama do të vijë në Beograd, duke theksuar se nuk i druan bisedimeve me këndo qoftë.

Ndërkohë një burim i afërt me Tiranën zyrtare i ka thënë gazetës se "problem paraqet që vizita është aq afër, të mërkurën e javës së ardhshme".

"Kemi mjaft komente negative të zyrtarëve serbë, dhe se atmosfera është shumë e keqe. Kryeministri i Shqipërisë për momentin gjendet në Amerikë, andaj ende është e pasigurt sesi do të reagojë në këtë situatë", ka thënë burimi i gazetës.

Sië mëson "Danas", Edia Rama më 22 tetor do të udhëtojë në Beograd, e më pas do të vizitojë Luginën e Preshevës dhe do të bisedojë me përfaqësuesit e shqiptarëve të atjeshëm për problemet me të cilat përballen. Rama më pas duhet të vizitojë Kosovën.

Ndërkaq, Shkëlzen Maliqi, këshilltar politik i Edi Ramës, ka thenë se "vizita nuk do të shtyhet. Rama nuk dëshiron që të kalojnë edhe shtatë dekada në armiqësi me fqinjët. Ajo që ndodhi është një arsye më shumë që hapur të bisedohet për problemet", ka thënë Maliki për "Danas".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.