VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SULMOHET AMBASADA SHQIPTARE NË MAL TË ZI

E Enjte, 10.16.2014, 07:41pm (GMT1)



Ndërkohë në Mal të Zi, sot paradite është gjuajtur me gurë ambasada e Shqipërisë në Podgoricë.

Mjetet malazeze te informacionit, njoftojnë se policia malazeze ka arrestuar tre persona të dyshuar për sulmin pa bërë të ditur identitetin e tyre. Disa xhame të amabasadës janë thyer dhe dëme të lehta ka pësuar edhe një restorant aty pranë.

Forcat politike shqiptare në Mal të  Zi e kanë dënuar incidentin në fjalë duke e cilësuar atë si një dhunë ndaj përfaqësive diplomatike në vend.

Dyshohet se ky incident vjen si pasojë e ngjarjeve të dhunshme në stadiumin e Beogradit. Ministri i Jashtëm shqiptar Dimir Bushati tha sot se ai ka marrë kontakte me homologun e tij malazez Igor Luksic për t'i shprehur shqetësimin lidhur me sulmin ndaj ambasadës.

Incidente të ngjajshme me thyerje  xhamash  dhe djegje  të flamurit në ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë pati edhe gjatë viteve 2011 dhe 2013.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.