VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LeParisien, LORIK CANA - NË BEOGRAD NA TRAJTUAN SI KRIMINELË, NA KISH MBETUR TË MENDONIM VETËM PËR TË SHPËTUAR JETËT TONA

E Premte, 10.17.2014, 08:37am (GMT1)



Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, insiston se nuk sheh asnjë arsye që UEFA të jap dënim për ekipin shqiptar. Thotë se Serbia ishte fajtore për gjithçka. Kështu shkruan të enjten e përditshmja franceze "LeParisien".

Cana ka thënë se pos fyerjeve gjatë nxehjes dhe gjuajtjeve ndaj stafit të Shqipërisë, gjithçka ka qenë në rregull në stadiumin e Partizanit në Beograd, deri në minutën e 42-të.

"Pastaj në minutën e 42-të, ndeshja u ndërpre për shkak të tymit. Këtu erdhi edhe fluturakja që bartte flamurin. Lojtari serb e kapi atë, kurse dy futbollistë tanë shkuan që ta marrin në mënyrë që ai të mos e griste", ka thënë Cana, duke shtuar se pas kësaj tifozët serbë u futën në fushë për të sulmuar futbollistët e Shqipërisë, të cilët nuk mbetën pa u goditur edhe nga forcat e sigurisë të stadiumit.

Ai thotë se tifozët e Serbisë gjithmonë kanë shkaktuar probleme dhe se për këtë arsye duhet të marrin dënimin. Shton se Federata e Futbollit e Serbisë duhet ta pranojë një gjë të tillë.

"Unë nuk shoh se për çfarë mund të dënohemi. Ne vetëm kemi menduar për të shpëtuar jetët tona. Kurrë nuk ka pasur problem, askush, me Shqipërinë apo tifozët e saj, derisa serbët vazhdimisht janë ata që i përsërisin problemet dhe fyerjet",
është shprehur Cana, i cili ka thënë se në Serbi janë trajtuar si kriminelë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.