VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAPA FRANÇESKU MESAZH FALËNDERIMI PRESIDENTIT NISHANI - POPULLI I SHQIPËRISË PËRFAQËSON NJË PASURI PËR MBARË KONTINENTIN EVROPIAN

E Premte, 10.17.2014, 03:09pm (GMT1)


Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani ka marrë një mesazh falënderimi nga Shenjtëria e Tij, Papa Françesku në të cilin thuhet:

"Zoti President, në vazhdën e Udhëtimit tim të paharrueshëm Apostolik, dëshiroj t'ju shpreh edhe një herë Ju, autoriteteve të tjera si dhe mbarë popullit shqiptar, mirënjohjen time nga zemra për mikpritjen e ngrohtë dhe elegante që më ofruat mua dhe atyre që më shoqëronin.

U kënaqa që nëpërmjet pranisë sime munda të tregoj afërsinë time si dhe të gjithë Kishës me popullin e Shqipërisë, i cili në saje të forcës dhe rezistencës së tij në kohë vuajtjesh si dhe të gjallërisë rinore, përfaqëson një pasuri për mbarë kontinentin evropian.

Zoti President, nëpërmjet lutjeve ushqej shpresën time që ju dhe qytetarët tuaj do të jetoni me drejtësi, në paqe dhe vëllazëri dhe do të vazhdoni të dëshmoni në mënyrë mbresëlënëse marrëdhëniet tuaja të respektueshme mes pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme fetare. Do të vazhdoj të lutem për ju si dhe për aspiratat tuaja për përparim të mirëfilltë si dhe t'ju kërkoj lutjet tuaja për mua.
Vëllazërisht,
Françesku"

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.