VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JEAN PAUL CARTERON - DEMONËT SERBË TË NACIONALIZMIT JANË ZGJUAR

E Shtunë, 10.18.2014, 08:35am (GMT1)



"Ato skena dëshmonin qartë se demonët e nacionalizmit serb mbeten të zgjuar dhe aktivë e të rrezikshëm". Me këto fjalë, Presidenti i Forumit Crans Montana, Jean Paul Carteron ka shprehur shqetësimin serioz se precedenti i rrezikshëm i nacionalizmit serb mbetet ende një kërcënim i madh për rajonin. Reagimi i Carteron-it erdhi gjatë seancës së pyetjeve në forumin e Crans Montanës ku u diskutua gjerësisht për zhvillimet në stadiumin e Beogradit, skenat shokuese të goditjes së lojtarëve shqiptarë, fishkëllimat dhe thirrjet kolektive në stadium "vdekje shqiptarëve".

Ndërkohë të pranishëm në panel gjatë këtyre diskutimeve krahas Presidentit të Forumit Crans Montana, Jean Paul Carteron ishte edhe Presidenti i Malit të Zi, Vujanoviç, Presidenti i Maqedonisë, Ivanov, Presidenti i Bosnje-Hercegovinës Izetbegoviç. Ish-Kryeministri Berisha gjatë punimeve të këtij Forumi të rëndësishëm zhvilloi takime dhe bisedoi me përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve ndërkombëtare dhe vendeve mike, me të cilët diskutoi gjerësisht mbi zhvillimet dramatike në Shqipëri.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.