VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAKUP KRASNIQI - ATA QË DËSHTUAN NË BISEDIME ME SERBINË NUK MUND TA KËSHILLOJNË RAMËN

E Shtunë, 10.18.2014, 08:50am (GMT1)



Ish kreu i Kuvendit të Kosovës për dy mandate, Jakup Krasniqi, thotë se habitet me shumë njerëz që e sugjerojnë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që të shkojë ose të mos shkojë në Beograd, thuajse ata janë politikbërësit e Shqipërisë.

"Nuk e bëj këtë gafë, se konsideroj që Edi Rama, i cili ka marrë përgjegjësinë dhe vullnetin e shumicës qytetare dhe parlamentare për të qeverisur në Shqipëri, e di mirë se çka duhet bërë ne situata të tilla jo edhe aq të lehta. Madje ai udhëheq një parti të madhe politike me kuadro të shumtë e me traditë në politikbërje, ka një koalicion qeverisës me të cilët duhet të konsultohet, e pastaj mbi bazën e këtyre konsultimeve duhet ta marrë vendimi përfundimtar, që të shkojë apo jo në Beograd. Nëse mbi bazën e konsultimeve e merr vendimin, ky fakt duhet përshëndetur", ka thënë Krasniqi.


Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, thotë se nuk e mohon faktin se Edi Rama nuk paska nevojë për këshilla të urta, por ai nuk beson që ka nevojë për këshilla të atyre që në bisedimet me palën serbe nuk kanë arritur ndonjë sukses në normalizimin e marrëdhënieve me palën serbe.

"Konsideroj se këshilltari më i mirë sesi duhet biseduar me palën serbe, është përvoja e ndjekur nga udhëheqësit e shtetit kroat me ata serbë. Përvoja e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit, nuk duhet përsëritur më kurrë nga pala shqiptare, as e Shqipërisë e as e Kosovës. Bisedime po, por si të bisedohet? Kjo është çështja", ka thënë Krasniqi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.