BOKSIERI SHQIPTAR GJETAN KETA MPOSHT ME KNOCK OUT RUSIN KAZEV
E Shtunë, 10.18.2014, 09:27pm (GMT+1)
BULQIZE-Boksieri shqiptar Gjetan Keta ka mposhtur me "˜Knock-out' rusin Marat Kazev, duke mbrojtur titullin e Kampion Bote. Ndeshja është luajtur në vendlindjen e kampionit, në Bulqizë.
Ai ka arritur ta mposhtë me "˜Knock-out', në raundin e katërt kundërshtarin e tij, duke u shpallur kështu për herë të katërt kampion bote në boks për peshat e mesme. Kjo është hera e parë që Gjetan Keta, i njohur ndryshe si Mike në Gjermani përfaqëson në mënyrë zyrtare Shqipërinë, duke mbrojtur titullin kampion për euroazinë në kategorinë WBC.
Në nisje të ndeshjes Keta përshëndeti lojtarët shqiptarë që mbrojtën flamurin tonë në Serbi, ndërsa shtoi se publiku shqiptar, ndryshe nga ai serb do ta respektojë kundërshtarin. Sakaq, kapiteni i skuadrës tonë kombëtare të futbollit Lorik Cana, e ka uruar Gjetën për fitoren përmes rrjetit social facebook.
www.voal-online.ch
|