VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DERBI BEOGRADAS ME PARULLA 'KOSOVA ËSHTË SERBI' - SERBËT DJEGIN FLAMURIN SHQIPTAR

E Shtunë, 10.18.2014, 11:47pm (GMT1)



BEOGRAD - Huliganët serbë djegin flamurin kombëtar shqiptar. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ndeshjes Partizani-Ylli i Kuq, ku tifozët serbë kanë dhënë një tjetër mesazh urrejtjeje për Shqipërinë. Po ky nuk ishte incidenti i vetëm. Edhe parulla "Kosova është Serbi" ka bërë bashkë tifozët kundërshtarë të Partizanit dhe Cërvena Zvdës (Ylli i Kuq) në Beograd, gjatë derbit që u zhvillua në mbrëmje në kryeqytetin serb. Parulla e madhe me përmbajtje nacionaliste ra në sy që në fillim të ndeshjes, e vendosur në shkallët e stadiumit, duke dëshmuar edhe njëherë se makthi i serbëve mbetet Kosova. Ata nuk mund ta pranojnë se Kosova tashmë është e pavarur dhe nuk është më pjesë e Serbisë. Kjo parullë pasonte ato që u hodhën të martën gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, mes të cilave edhe koret raciste "Vritini dhe mbytini shqiptaret!".

Tifozëria serbe dëshmoi sot dhe njëherë që është tepër e dhunshme. Në derbin që luhet në stadiumin "˜Partizani' mes dy ekipeve kryeqytetase Partizani-Crvena Zvezda ndeshja e saponisur në minutën e 7 u ndërpre për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve dhe tymit që mbuloi fushën.

Momenti kur ndepritet ndeshja


Në sy binte kjo banderolë e madhe e varur mbi kryet e tifozërisë ku me germa kapitale shkruhet, "˜Kosova është Serbi". Kjo shprehje nacionaliste shoqëroi edhe thirrjet e tifozëve që nuk ndalën duke hedhur sende të forta dhe fishekzjarre në fushë.

Gjyqtari i tha delegatit të ndeshjes se nëse ndodhte edhe një incident i tillë si ai ne minuten e 7, ku per shkak te tymit asgje nuk shihej në fushë, do ta ndërpriste takimin. Në minutën e 11-të rifilloi takimi.

Tifozëria e dhunshme serbe ribëhet publike brenda pak ditësh. Parullë e sotme pason ato që u hodhën të martën gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, mes të cilave edhe koret raciste "Vritini dhe mbytini shqiptaret!". Të martën ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre për shkak të incidenteve të rënda që u shënuan në stadiumin "˜Partizani' ku të dëmtuar me plagë dolën futbollistët shqiptarë. Tifozat serbë hynë në fushë dhe goditën me sende të forta futbollistët e kombëtares shqiptare pak pasi një dron me një flamur të Shqipërisë së Madhe fluturoi mbi kokat e tyre.

Cedomir Jovanoviç" Sulme qyqare mbi shqiptarët

"Vazhdojnë jetë sulmet e turpshme dhe qyqare mbi shqiptarët tanë. Një atmosferë e dhunës që nuk ka të të ndalur, dhe që po arrin kulmin". kështu shkruan në Twitter kreu i Partisë Liberale Serbe Cedomir Jovanoviç, i cili njihet për qëndrimet e tij reformatore dhe pro-shqiptare.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.