E Shtunë, 04.20.2024, 05:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TIRANA KËRKON QË PRESIDENA GREKE TA HEQË NGA FAQJA ZYRTARE TERMIN 'HIMARA E VORIOEPIRIT' - ATHINA REFUZON ME ZEMËRIM

E Djelë, 10.19.2014, 07:21am (GMT+1)

     

TIRANE - Në faqen e presidencës greke ende ekziston emërtimi "Himara e Vorioepirit", edhe pas kërkesës që Tirana zyrtare i bëri Athinës për heqjen e saj.

Megjithatë fakti që ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë i kërkoi zyrtarisht ambasadorit grek në Tiranë, që të hiqet nga faqja e presidencës greke emërtimi "Himara e Vorioepirit", i përdorur për Himarën, ka bërë përshtypje në Greqi. Gazeta greke 'Ethnos' shkruan se me kërkesën për fshirjen e këtij emërtimi, 'Tirana i kërkon reston Athinës', por shton se sipas informacioneve që ka gazeta, faqja e presidentit nuk ka ndërmend ta ndryshojë emërtimin.

Sipas 'Ethnos', një kërkesë e tillë u bë nga Tirana zyrtare me qëllim që të minimizohen incidentet në Dervican, ku u sulmuan anëtarë të minoritetit grek, dhe këto u vlerësuan si incidente të izoluara. "Qeveria shqiptare kalon në kundërsulm, në vend që të kërkojë falje për flamurin e "Shqipërisë së madhe" që përfshin Epirin, Maqedoninë perëndimore dhe Korfuzin", shkruan gazeta.

Edhe gazeta "Protothema" shkruan për ngjarjet në Dervican dhe pastaj për rrezikun e rikthimit të Ballkanit në një "fuçi baruti". Duke iu referuar një zyrtari të ministrisë së jashtme greke, gazeta Protothema shkruan: "Nacionalizmi shqiptar dhe fanatizmi islamik, mund të bëhen një përzierje shpërthyese që kërcënon të ngrejë Ballkanin në ajër".

Sipas "Protothemës", s'është rastësi që kryeministri Rama nuk e dënoi helikopterin shqiptar mbi fushën e futbollit të Beogradit, dhe duke u përpjekur të kultivojë një profil modern dhe evropian, "i shkel syrin" partisë së çamëve. Në të njëjtën gjatësi vale sipas gazetës, ishte edhe paraardhësi i tij Berisha që në vitin 2012 deklaroi se kufijtë e Shqipërisë shkojnë deri në Prevezë. Gazeta nuk harron të përmendë edhe tekstet shqiptare të historisë dhe gjeografisë me të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë si dhe që Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, kanë "prodhuar" xhihadistë fanatikë, të cilët shkaktojnë shqetësim në Perëndim.

Në fund gazeta prek faktin që 2 nga lojtarët e kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila dhe Ergys Kaçe, të cilët i quan "tifozë të Shqipërisë së madhe" luajnë me ekipe greke.

Në faqen e presidencës greke, Himara konsiderohet si pjesë e Vorio-Epirit. Kjo shkruhet në njoftimin e Faqes Zyrtare të Presidentit të Republikës së Greqisë, për dekorimin e Ermioni Pringu, nga Presidenti Papulias, ku shkruhet, se vendbanimi i saj është quajtur "Himara e Vorio-Epirit". E dhe pas notës së protestës nga pala shqiptar,e në faqen e Presidencës greke nuk është hequr ende ky emërtim.

KËRKESA E MPJ
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë shqiptare të Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko i shprehu dje, ambasadorit grek, Leonidas Rokanas keqardhjen për këtë çështje duke i kërkuar që të negociojë për heqjen e menjëhershme të kësaj shprehjeje nga Faqja e Presidencës së Republikës së Greqisë. "Ky term nuk është koncept politiko-administrativ në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që përdoret rëndom nga qarqe antishqiptare, të cilët, në kuadër të pretendimeve territoriale identifikojnë me këtë term Shqipërinë e Jugut. Ambasadori grek u shpreh në takim se do të informojë menjëherë autoritet e Presidencës greke për të bërë korrigjimin përkatës", - thuhet në njoftimin e MPJsë lidhur me takimin Qirko- Rokanas.

INCIDENTET E DERVICANIT
Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së shqiptare, Qirjako Qirko priti dje në një takim në Tiranë, ambasadorin e Greqisë, Leonidas Rokanas me kërkesë të vetë diplomatit grek, i cili kishte shkuar në ministri për të informuar në lidhje me një incident të ndodhur në fshatin Derviçian, mbas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri. Në këtë fshat, pas kësaj ndeshjeje, një grup i vogël të rinjsh kanë lëshuar parulla dhe i kanë shkaktuar dëme materiale një automjeti. Sipas njoftimit të MPJ, "duke e dënuar këtë incident dhe duke e quajtur atë një rast krejt të veçantë i cili nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë në frymën e bashkëjetesës shekullore midis shqiptareve dhe minoritarëve, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së i bëri të ditur ambasadorit grek reagimin e shpejtë dhe efikas të Policisë së Shtetit, e cila vuri para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës". Gjithashtu, ai informoi se autoritetet e pushtetit vendor dhe të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës kanë marrë kontakte me banorët dhe kryeplakun e fshatit, që pohuan se ngjarja në fjalë ishte një rast i veçantë dhe se gjendja në fshat është krejt e qetë. Ambasadorit grek iu kërkua që ky rast sporadik të mos ketë asnjë ndikim negativ në marrëdhëniet tona dypalëshe, mbasi përkatësia euroatlantike e dy vendeve tona përjashton çdo fenomen negativ që cënon vlerat e përbashkëta. Nën udhëzimet e zv/kryeministrit, njëkohësisht ministër i Jashtëm Evangelos Venizelos, Ambasadori i Greqisë në Tiranë dorëzoi një notë proteste në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. Në këtë notë, kërkohet nga Shqipëria të dënojnë incidentet që kanë ndodhur në fshatin Derviçan kundër anëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri, pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, mbrëmjen e 14 tetorit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT KUJTOJMË PËRVJETORIN E LUMNIMIT TË NËNË TEREZËS SONË (10.19.2014)
DERBI BEOGRADAS ME PARULLA 'KOSOVA ËSHTË SERBI' - SERBËT DJEGIN FLAMURIN SHQIPTAR (10.18.2014)
BOKSIERI SHQIPTAR GJETAN KETA MPOSHT ME KNOCK OUT RUSIN KAZEV (10.18.2014)
KOSOVA VAZHDON TË LËNGOJË PA INSTITUCIONE (10.18.2014)
JAKUP KRASNIQI - ATA QË DËSHTUAN NË BISEDIME ME SERBINË NUK MUND TA KËSHILLOJNË RAMËN (10.18.2014)
ISH PRESIDENTI SERB TADIÇ DËNON AKTET E DHUNSHME TË HULIGANËVE NDAJ SHQIPTARËVE: MBRONI SHQIPTARËT, EDI RAMA TË VIJË NË BEOGRAD       (10.18.2014)
JEAN PAUL CARTERON - DEMONËT SERBË TË NACIONALIZMIT JANË ZGJUAR (10.18.2014)
SENATORI AMERIKAN CHRIS MURPHY NË PRISHTINË (10.18.2014)
Reuters, VUÇIÇ - NUK KAM VENDOSUR ENDE NËSE RAMA DO TË JETË I FTUARI IM (10.17.2014)
BASHA KUNDËR VIZITËS SË RAMËS NË BEOGRAD (10.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]