VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LOJTARËT SERBË IVANOVIC DHE KOLAROV I KËRKUAN FALJE EKIPIT TONË

E Djelë, 10.19.2014, 01:06pm (GMT1)



Janë siguruar imazhe ekskluzive ku shihen mbrojtësit e Serbisë, Branislav Ivanovic dhe Aleksadar Kolarov në zhveshtoren e kombëtares shqiptare.

Telegrafi mëson se vetëm Ivanovic dhe Kolarov janë sillur mirë nga ekipi serb, teksa pjesa tjetër ka pasur lojtarë që kanë goditur dhe kanë lënduar lojtarët tanë gjatë incidentit ku u ngrit heroikisht flamuri i Shqipërisë Etnike mbi qiellin e Beogradit.

Po ashtu, mësojmë se Ivanovic dhe Kolarov i kanë kërkuar falje ekipit shqiptar për incidentin, e po ashtu janë interesuar për shëndetin e tyre.

Ata janë të vetmit që kanë mbrojtur ekipin tonë gjatë gjithë kohës dhe janë interesuar për të mirën e tyre.

Ivanovic dhe Kolarov e kanë treguar kulturën e jetës futbollistike në Angli, ku sportiviteti është maksimal. /Telegrafi/

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.