VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPËRIA NUK DO TË PËRJASHTOHET NGA KUALIFIKIMET

E Djelë, 10.19.2014, 02:00pm (GMT1)



Federata e Shqipërisë dhe ajo serbe do të përballen me dënime të rënda për ndërprerjen e ndeshjes për kualifikime në Euro 2016, por asnjëra prej kombëtareve nuk do të përjashtohet nga garat, ka thënë anëtari i komitetit disiplinor të UEFA-s, Rudolf Repka.

Ndeshja ishte ndërprerë kur tifozët serbë filluan të gjuajnë me fishekzjarrë dhe gjësende të forta në drejtim të lojtarëve shqiptarë, para se të shfaqej droni me flamurin e Shqipërisë Etnike mbi stadium.

Lojtarët shqiptarë filluan ta mbrojnë veten nga tifozët që pushtuan fushën për t'i sulmuar ata dhe derisa po hynin në tunel, disa objekte janë hedhur në drejtim të tyre, duke përmendur edhe këngët raciste që kënduan tifozët serbë.

"Vendimin për këtë ndeshje do ta marrim kah mesi i muajit nëntor sepse rasti është i komplikuar", ka thënë Repka për gazetën serbe Kurir, transmeton koha.net. "Më 23 tetor, ne do dimë arsyet e ndeshjes së suspenduar, por për vendimin e dënimeve do na duhet më shumë kohë".

"Unë nuk besoj se Shqipëria apo Serbia do të dënohen rëndë, por mendoj se do të përsëritet ndeshja, në një vend neutral dhe me dyer të mbyllura".


Mbrëmë në ndeshjen mes Partizanit dhe Crvena Zvezdas fansat dogjën flamurin shqiptar.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.