VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MPJ KONFIRMON FTESËN PËR HOXHAJN NË BEOGRAD

E Djelë, 10.19.2014, 03:56pm (GMT1)



Ministri në detyrë i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, ka marrë ftesë për të qenë pjesëmarrës në takimin e përbashkët të homologëve të tij nga Ballkani perëndimor që do të mbahet në Beograd.

Këtë e ka konfirmuar për portalin Koha.net, Bashmir Xhemaj, këshilltar i ministrit Hoxhaj.

"Mund ta konfirmoj se Ministri Hoxhaj ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Beograd me 23 Tetor, me përfaqësim të barabartë sikurse homologët e tjerë nga rajoni", ka thënë Xhemaj.

Këshilltari Xhemaj, ka thënë se kjo është vazhdimësi e takimeve dhe zotimeve nga Konferenca e Berlinit për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin, marrëdhëniet konstruktive mes vendeve në rajon dhe shtyrë përpara projektet e përbashkëta.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.