E Enjte, 04.25.2024, 11:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Doli numri i parë i revistës Nacional
E Martë, 02.03.2009, 08:28pm (GMT+1)

"Nacional" është revista më e re në tregun mediatik kombëtar. Një histori e shërbimit kulturor, që po lind me një vizion të qartë kombëtar. Prej "Flamurit të Arbërit" të De Radës e deri më sot, shumë mendje kanë lenë një pjesë të shpirtit të tyre në formimin e asaj që quhet kulturë dhe letërsi kombëtare dhe  shumë të tjerë do të vijnë pas nesh. Gara mbetet e hapur, por "Nacional" dëshiron të luaj rolin e saj, në këtë  histori të besimit në liri dhe demokraci  me përkushtim  dhe këmbëngulje. Askush nga ne nuk do të parashikojë si do të jetë fundi, por ajo që njohim ne është se një grup shkrimtarësh, gazetarësh dhe përkthyesish elitarë në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Diasporë janë bashkuar për t'i dhënë lexuesit shqiptar një revistë letrare, kulturore dhe politike. Nacional nis sot udhën e saj.

Një jetë kulturore e pasur qëndron në themelet e aspiratave të kombit shqiptar për të forcuar besueshmërinë dhe identitetin e vet në një konkurrencë të hapur të kulturave dhe popujve në shekullin  XXI.

Synimi i kësaj reviste kombëtare është që të sjellë  debatin dhe  kreativitetin e argumentit, duke zgjedhur bashkëpunimin në vend të "të  këqijave" që na ndajnë, duke ofruar plotësinë kulturore në vend të informacionit të sipërfaqshëm.

Dhembshuria dhe dashuria janë vepër e një kombi i cili mbahet fort mbi kulturën e tij si një bekim i Zotit që forcon botën dhe afron të ardhmen. Xhon Pejxhi i pati shkruar Tomas Xhefersonit "e dimë se garën nuk e fiton i shpejti, as betejën i forti. A nuk e dini se një engjëll kalëron në vorbullën e erës dhe i prin kësaj stuhie."
Urojmë që engjëlli mbrojtës i kombit tonë të çojë ëndrrat tona tek qëllimi i përmbajtjes në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë, Ulqin e kështu  me radhë.  Revista "Nacional" synon t'i shërbejë me modesti këtij qëllimi.

Kjo revistë do të jetë e hapur  jo vetëm për  krijimtarinë më të re, por edhe për  pikëpamjet më të gjëra rreth  letërsisë, arteve, jetës kulturore në hapësirat shqiptare. Ky bashkëpunim synon  të gjallërojë kulturën dhe letërsinë, duke ju përgjigjur sfidave të së ardhmes.

"Nacional" është besimi juaj dhe prona juaj e lirisë së krijimit dhe botimit, për të përsosur shpirtin e kombit dhe forcuar dashurinë ndaj tij, për të krijuar një komb të bashkuar dhe të pasur në drejtësi dhe mundësi.

Nëse nuk ngulitim në mendjet dhe zemrat e fëmijëve tanë dashurinë dhe dijen për kulturën tonë kombëtare, ne do të humbasim dhuntitë e tyre dhe nuk do t'i udhëheqim drejt.

Shembulli i botuesve të shquar kombëtarë do të na udhëheqë në punën tonë modeste, por plot dashuri për kombin dhe artin e tij.

Revista falënderon me mirënjohje ata që bashkëpunuan në numrin e saj të parë, si dhe të gjithë ata që do të bashkëpunojnë në të ardhmen.

Revista "Nacional", fillimisht do të dalë nëj herë në dy javë. Shpërndahet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Përveç redaksisë së Tiranës, ka edhe zyra në Prishtinë, Shkup në Zyrih, Londër, Neë York dhe në Dallas.

Drejtor i gazetes është Mujë Buçpapaj, ndërsa stafi tjetër përbëhet nga emrat më të njohur të poezisë, prozës, kritikës letrare, përkthimit etj.

Revista është e hapur dhe presim çdo bashkëpunim në e-mailin: bucpapaj@yahoo.com


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ish Presidenti amerikan i shpreh mirënjohje kontributit ushtarak të Shqipërisë në Irak (02.03.2009)
SHBA i bën thirrje Serbisë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën (02.03.2009)
Dora Bakojanis në Kosovë: Secili vend i merr vendimet për njohje bazuar në interesin e vet dhe në funksion të stabilitetit të rajonit (02.03.2009)
Qeveria e Kosovës nuk negocion për 6 pikëshin (02.02.2009)
Presidenca e Kosovës: Plani 6 pikësh për Prishtinën zyrtare është i vdekur (02.02.2009)
Vdes në Nju Jork në moshën 51 vjeçare ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA Lublin Dilja (02.02.2009)
Ambasadori Amerikan në Beograd Munter: Çështja e Kosovës ka marrë fund !  (02.01.2009)
Zvicër: Mbyll punimet Forumi Ekonomik i Davosit - Shqipëria u përfaqësua nga Kryeministri Berisha (02.01.2009)
Hashim Thaçi: Tadiçi e ka në zyrë fantazmën e Millosheviçit (01.31.2009)
Republikanët amerikanë zgjedhin zezak kryetarin e partisë (01.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]