VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAHJAGA 'PO' FTESËS ZYRTARE PËR NË SERBI

E Hënë, 10.20.2014, 07:41am (GMT1)


 

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të marrë pjesë në një Konferencë të Komisionit Europian në Beograd, nga data 31 tetor deri në 2 nëntor.

Pjesëmarrja e Jahjagës ishte në dyshim, për shkak se nuk pritej që autoritetet serbe të lejonin Kreun e Shtetit të Kosovës të vinte në një event zyrtar, pasi nuk i njohin institucionet e Kosovës.

"Kjo është hera e parë që Komisioni takohet me liderët e rajonit në një histori 48-vjeçare në Europë, ku janë të pranishëm 180 liderë, opinionistë të fushave të ndryshme nga politika, komuniteti i biznesit, media dhe qarqeve të ndryshme akademike të cilët vijnë nga procese të ndryshme vendimmarrëse", thuhet në ftesën dërguar Presidentes e të nënshkruar nga Kryetarit të Komisionit për marrëdhënie Trilaterale të Eurpoës, Zhan Klod Trishe.

Ftesën e ka nënshkruar edhe Jovan Kovaçiç, Kryetar i Grupit të Komisionit Trilateral të Serbisë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.