VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

THAÇI E DAÇIÇ U TAKUAN 40 HERË

E Hënë, 10.20.2014, 10:18am (GMT1)


Nënkryetari i Qeverisë serbe dhe ministër i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, me rastin e dyvjetorit të fillimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë (19 tetor 2012) në nivel kryeministrash, ka thënës e Serbia dëshiron ta vazhdojë dialogun dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve.

"Nuk jemi palë kontestuese, po presim konstituimin e pushtetit në Kosovë sepse nuk ka palë tjetër për zbatimin e marrëveshjes",
ka thënë ish-kryeministri serb i cili me Hashim Thaçin është takuar 40 herë.

Sipas fjalëve të tij,që i përcjell Politika, transmeton Koha.net, kontributi i madh i dialogut është se në Kosovë janë qetësuar tendosjet e vlera kryesore e tij është krijimi i Asociacionit serb të komunave, i cili, sipas tij, po vonon së realizuari.

"Fakti se takimi i parë është mbajtur nën vellon e misterit, se në ndërkohë janë mbajtur 40 takime të të dy kryeministrave (Daçiq Тhaçi), se ekipet e Beogradit e të Prishtinës takohen pothuaj në çdo muaj dhe se madje po mendohet edhe për takimet në Beograd dhe për ardhjen e zyrtarëve nga Kosova, tregon se sa është kaluar në normalizimin e marrëdhënieve", ka thënë ai.

Daçiq ka shtuar se "është me rëndësi që në asnjë nga takimet nuk është folur për statusin e Kosovës dhe se Serbia kurrë nuk ka dhënë asnjë parashenjë se njeh shtetësinë e Kosovës. Ky qëndrim i Serbisë është pranuar", ka thënë Daçiq.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.