E Premte, 03.29.2024, 01:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VALON MURATI - SHQIPËRIA E BASHKUAR NUK ËSHTË SI PROJEKTI KRIMINAL I SERBISË SË MADHE

E Hënë, 10.20.2014, 04:00pm (GMT+1)



Valon Murati shpreh bindjen se Shqipëria e bashkuar, nuk është kundërpesha e projektit kriminal politik të Serbisë së Madhe.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, thotë se është bërë e zakonshme, që në raste të trajtimit të konfliktit shqiptaro-serb, të flitet si kundërpeshë e Serbisë së Madhe, koncepti i Shqipërisë së Madhe.

"Dhe këto dy koncepte vihen përballë me lehtësi edhe nga mediet, politikanët e analistët si në Tiranë (të cilët në këtë drejtim kanë një dozë naiviteti) ashtu edhe në Prishtinë (të cilët shpesh e bëjnë me qëllim)", thotë Murati.

Ai thotë se anash ekspozimit të hartave, siç ishte edhe ajo në Beograd, asnjëherë, ndër shqiptarë, ndër organizata serioze ilegale e legale, paqësore e çlirimtare, nuk ka qenë në agjendë ideja e Shqipërisë së Madhe.

"Po, ka pasë dhe do të ketë derisa të realizohet, ide të një Shqipërie të bashkuar, që do të përfshijë shqiptarët, aty ku ata sot janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale, dhe jo projekte ku do t'u hyhej të tjerëve në hak. Një Shqipëri e tillë nuk nënkupton spastrime etnike, luftë për territore, por vetëm zbatim të vullnetit të qytetarëve për vetëvendosje", thotë Murati.

Në anën tjetër, Serbia e Madhe, nuk ka qenë dhe nuk është një projekt që është shfaqur nga tifozët e futbollit në ndonjë baner.

"Ajo ka qenë dhe është një projekt politik, i kamotshëm, i cili nënkupton që në atë shtet realisht ose serbët të jenë pakicë, ose të bëhet spastrim etnik i një pjesë të mirë të Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Tifo-grupet serbe janë produkt i këtij projekti. Ai projekt politik, ka shkaktuar luftërat më të tmerrshme që Evropa i ka parë pas Luftës së Dytë Botërore", ka thënë Murati, përcjell koha.net. "Dhe ky projekt, ndonëse në shumë pjesë ka pësuar humbje, ka lënë të gjallë farën e nacionalizmit dhe shovinizmit si në Bosnjë dhe Hercegovinë ashtu edhe në Kosovë. Për dallim, nga Serbia e Madhe për të cilën është luftuar dhe për të cilën është shkaktuar edhe gjenocid në fund të shekullit të kaluar, dhe e cila edhe teorikisht dhe praktikisht do të mund të realizohej vetëm me luftë, e siç thamë në të cilën ose serbët do të jenë pakicë ose duhet t'i dëbojnë të tjerët, Shqipëria e bashkuar, është projekt i cili i ka të gjitha gjasat të realizohet nëpër një proces politik, të jetë paqësor dhe stabilizues", ka shtuar ai.

Gjithashtu duhet theksuar se në atë krijesë shtetërore, shqiptarët prapë do të ishin 90% të qytetarëve të saj.

"Andaj nuk guxojmë të biem në këto gracka konceptuale, në të cilat dëshirojnë të na fut shovinizmi serb për ta balancuar të pa-balancuarën. E sidomos kur kjo na vjen nga bartësit këtij projekti kriminal, pasuesit e Millosheviqit e të Sheshelit", ka thënë në fund Murati.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOMANDANTI FRANCEZ I KFOR-it TREGON SI DHE PSE E NDAU AI MITROVICËN (10.20.2014)
DISA TË ARRESTUAR NË SERBI PËR SULM NDAJ XHAMISË (10.20.2014)
GJASHTË MUAJ PAS ZGJEDHJEVE - PDK VAZHDON TË MBAJË PENG KOSOVËN (10.20.2014)
THAÇI E DAÇIÇ U TAKUAN 40 HERË (10.20.2014)
SIPAS MEDIAVE SERBE FLAMURIN SHQIPTAR NË BEOGRAD E NGRITËN ISMAIL MORINAJ DHE OLSI RAMA (10.20.2014)
INSTITUTI GAP - KOSOVA E SHQIPËRIA NË MUNGESË KOMUNIKIMI PËR BASHKËPUNIMIN EKONOMIK (10.20.2014)
MEDIAT KROATE E KOSOVARE MBUSHEN ME SPEKULIME MBI 'BABAIN SHQIPTAR TË VUÇIÇ (10.20.2014)
JAHJAGA 'PO' FTESËS ZYRTARE PËR NË SERBI (10.20.2014)
SENATORI MURPHY - SHBA MBËSHTET DIALOGUN NË RAJON, HULIGANIZMI NË FUTBOLL TË MOS E PËRCAKTOJË POLITIKËNSenatori Murphy - Shqipëria është miku më i mirë i SHBA në rajon (10.20.2014)
HULIGANËT SULMOJNË TË RIUN SHQIPTAR NË SHKUP (10.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]