E Premte, 04.19.2024, 08:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MINORITETET I KËRKOJNË PRESIDENTES T'I DREJTOHET SËRISH GJYKATËS KUSHTETUESE

E Hënë, 10.20.2014, 06:17pm (GMT+1)


Në mungesë të zgjidhjes politike, partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës sërish janë kthyer kah Gjykata Kushtetuese në kërkim të daljes nga ngërçi i krijuar rreth formimit të institucioneve të reja.

Grupet parlamentare nga radhët e minoriteteve, kërkojnë nga Presidentja Atifete Jahjaga që t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime rreth nenin 127 të aktgjykimit të shpallur rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Në atë nen, Kushtetuesja kërkon që deputetët të gjejnë zgjidhje kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Ky përkufizim, është kuptuar edhe nga partitë e mbledhur në koalicionin pas zgjedhor, në përbërje, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje,  si mundësi për të propozuar kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, krahas PDK-së, si parti fituese e zgjedhjeve.

Nisur nga këto dilema, deputetja boshnjake Duda Balje thotë se ka nevojë për sqarime nga Kushtetuesja, në mënyrë që vendi të mos shkoj në zgjedhje të reja.

"Kërkojmë që Gjykata Kushtetuese të shpjegoj pikën 127 se si mund të gjejmë zgjidhje për këto situata. Ne jemi kundër zgjedhjeve, Kosova është në një situatë shumë te keqe dhe duhet të bëjmë diçka që të ecim përpara", ka thënë Balje.

Me kërkesën e  deputetëve nga minoritetet nuk është pajtuar deputeti serb, Nenad Rashiq, i vetmi nga ky komunitetet që nuk i takon Iniciativës Qytetare - Lista Serbe. Sipas tij, sqarimet për nenin 127 janë të nevojshme, por si rrugëdalje nuk duhet përjashtuar zgjedhjet e reja.

"Ne jemi pro zgjedhjeve të reja, sepse besojmë se përfaqësimi i komunitetit serb në Kuvend nuk është adekuat. Unë jam që të sqarohet neni 127 por nga ana tjetër e di se kemi mund ta përgatisim më mirë lëndën", ka theksuar Rashiq.

Ndërsa nga aspekti kushtetues ende po kërkohen sqarime rreth mënyrës së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, politikisht gjërat mbeten aty ku ishin edhe më 1o qershor kur blloku i partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje kishin marrë qëndrim që të bojkotonin çdo partneritet me PDK-në dhe liderin e saj Hashim Thaçi.

I nominuari i këtij blloku për postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe sot se asnjë zgjidhje nuk do të arrihet në bashkëpunim me PDK-në. Ai e ka përjashtuar mundësinë që faktori ndërkombëtar po bën presion që partitë politike të bashkëpunojnë me PDK-në në kërkim të zgjidhjes për formimin e institucioneve.

"Askush që ka mend, nëpër kryeqendra, nuk na detyron ne të qeverisim me atë që e ka sjellë vendin në këtë gjendje, të cilën e shpjegon edhe raporti i progresit. Vetëm ata që janë të korruptuar ose që kanë interesa të caktuara mund t'ju shkoj mendja kështu, por të gjithë zyrtarët ndërkombëtar të qeverive që e duan Kosovën nuk vijnë të na thonë qeverisni me të (PDK-në)", ka deklaruar Haradinaj.

Kriza rreth formimit të institucioneve mbetet e lidhur me postin e kryetarit të Kuvendit. PDK si fituese e zgjedhje dhe blloku LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje pretendojnë të njëjtin post.

Përderisa PDK nuk po gjen mbështetje në Kuvend për kandidatin e saj, blloku pas zgjedhor nuk ka hapësirë kushtetuese që të propozoj për këtë post.

Andaj, partitë politike po shpresojnë që këto dilema t'ua zgjidhë Gjykata Kushtetuese, e cila tashmë ka marrë një vendim me të cilin qe shpallur jo kushtetuese zgjedhja e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit, ngase nuk ishte propozuar nga grupi më i madh parlamentar, kështu që nuk dihet nëse Kushtetuesja do të lëshohet në interpretime tjera.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SIMUNIÇ - SERBËT THANË 'VRITENI KROATIN QË SHQIPTARI TË MBESË PA VËLLA' (10.20.2014)
VALON MURATI - SHQIPËRIA E BASHKUAR NUK ËSHTË SI PROJEKTI KRIMINAL I SERBISË SË MADHE (10.20.2014)
KOMANDANTI FRANCEZ I KFOR-it TREGON SI DHE PSE E NDAU AI MITROVICËN (10.20.2014)
DISA TË ARRESTUAR NË SERBI PËR SULM NDAJ XHAMISË (10.20.2014)
GJASHTË MUAJ PAS ZGJEDHJEVE - PDK VAZHDON TË MBAJË PENG KOSOVËN (10.20.2014)
THAÇI E DAÇIÇ U TAKUAN 40 HERË (10.20.2014)
SIPAS MEDIAVE SERBE FLAMURIN SHQIPTAR NË BEOGRAD E NGRITËN ISMAIL MORINAJ DHE OLSI RAMA (10.20.2014)
INSTITUTI GAP - KOSOVA E SHQIPËRIA NË MUNGESË KOMUNIKIMI PËR BASHKËPUNIMIN EKONOMIK (10.20.2014)
MEDIAT KROATE E KOSOVARE MBUSHEN ME SPEKULIME MBI 'BABAIN SHQIPTAR TË VUÇIÇ (10.20.2014)
JAHJAGA 'PO' FTESËS ZYRTARE PËR NË SERBI (10.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]