E Premte, 04.19.2024, 03:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RAMA - BALLKANI PA EVROPËN PLAS SI FUÇI BARUTI, E TRAZOI NJË BALONË ELEKTRONIKE

E Martë, 10.21.2014, 08:19am (GMT+1)



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e nisi fjalën e tij në konferencën "Itali- Shqipëri, një partenership evropian" me shprehjen e një evropianisti të madh, siç e cilësoi ai Romano Prodin, duke thënë se, "themeli i Evropës ishte të vinim bashkë vende të ndryshme dhe të ndërtonim diçka të përbashkët, sot e tashmja e Evropës është larguar nga Evropa e shpresës për t'u afruar tek Evropa e frikës".

Gjatë fjalës së tij në partnershipin Shqipëri-Itali, Rama vlerësoi lart marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa shtoi se Shqipëria është e sigurt drejt rrugës së saj evropiane, edhe pse siç nënvizoi ai, shqiptarëve iu është mbyllur dera e Evropës më shuam se kujtdo populli tjetër.

"Si shqiptar dhe ballkanas jam ndjerë i sëkëlldisur që kam dashur ta mbroj Evropën e shpresës përballë evropianësh Holande dhe Anglie, të cilët Evropa e frikës i bënte të dukeshin si skeptikë për zgjerimin evropian. S'kam gjë me holandezët apo anglezët, sepse skeptikë ka në çdo vend të Evropës. Por, shqiptar ballkanas shpresë-humbur për Evropën zor se gjen edhe nëpër kafenetë më të humbura", ka thënë Rama.

Më tej Rama e cilësoi ish-kryeministrit italian Romano Prodi si nxitësin e rrugës evropiane të shqiptarëve. "Z. Prodi më është dashur t'iu përgojoj shumë deri në ditën që më në fund na e dhanë atë të shkretë status të vendit kandidat. Numri i refuzimeve ka qenë më shumë se çdo vend tjetër. Ju kam përgojuar për të lehtësuar peshën e Evropës së frikës, duke i treguar se si ju me një invecion gjenial, ndarjen e statusit kandidat nga negociatat arritët t'i jepnit maqedonasve dhe shqiptarëve arsyen më të fortë për lënien e armëve dhe arritjen e një marrëveshjeje dhe paqeje historike. Një status thuajse simbolik për nga përmbajtja, por një motivues për ne shqiptarët kur e morëm, aq edhe nxiti një fuqi dyshuese për të tremburit nga Evropa e frikës, kur do të na e jepnin", tha Rama.

Duke u shprehur se për ballkanasit, Evropa e shpresës është sot më e rëndësishme se kurrë, kur shënohet 1 vit pa luftëra, Rama përmendi edhe incidentet e ndodhura në Beograd. "Flas për shtete që ndahen nga një balonë elektrike, për të cilin njëri kërcënon e tjetri e pagëzon si shpend mitik dhe të dyja janë gati të hyjnë në një luftë".

Sot sipas Ramës, rajoni po diskuton për paqen të cilën ja vlen ta jetosh.

"Pa Evropën e shpresës lumenjtë e pafundmë të gjakut të derdhur në Ballkan nuk do kishin sjellë në këtë rajon vitin e parë të shpresës. As ngatërresa e përçartjes së huliganëve që vazhdoi me përçartjen e politikanëve, për të vazhduar me një komunikim mes dy kryeministrash që vendosën të takohen", tha Rama ndërsa shtoi se pa këtë Evropë shprese që të gjithë e duan Ballkani është gati të plasë si fuçi baruti.

Për sa i përket historisë së dronit, Rama tha se autori i tij nuk dihet ende kush është edhe pse në listën e heronjve të Ballkanit renditet fatkeqësisht edhe vëllai i tij.

"Askush se njeh autorin e dronit. Vëllait tim i ra rasti të hyjë në listën e heronjve të Ballkanit fatkeqësisht", tha Rama.

Duke u ndalur tek vizita e tij në Beograd, kryeministri u shpreh se nga anulimi i saj më të humbur do të ishin shqiptarët. Sipas tij, nuk ka qenë Brukseli ai që e ka detyruar të mos e anulojë vizitën.

"Anulimi i vizitës, jo përgjigja e merituar por ulje e pamerituar në nivelin e një lufte deklarative shterpë, abortim i procesit që nisi në Berlin. Anulimi cenonte rolin paqtues e emancipues që shqiptarët kanë marrë në rajon, me një shkallë ku jo Serbia, por Shqipëria do ishte humbësja më e madhe. Kundërshtarët thonë që na ka imponuar Brukseli mos anulimin e vizitës. Brukseli a imponuar shumë gjëra por këtë jo, siç nuk na ka imponuar thirrjet E duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Kush bën apel për anulimin e vizitës time në Beograd gabon. Brukseli nuk na imponoi mos anulimin e vizitës në Serbi. Serbët sillen si jo evropiane me shqiptarët. Klasa politike serbe ka humbur mendjen nga huliganët", shtoi Rama.

Duke dhënë mendimin se askush përveç vetvetes nuk na bën evropianë Rama shtoi: "Shqipëria është vendi ku Papa i Romës zbriti në stacionin e tij të parë në Evropë, ku u prit nga evropianë myslimanë dhe të krishterë pa u zbardhur ende dita. Shqipëria nuk është kurrë vendi ku Evropa e bashkuar është një gjethe fiku për të fshehur burrninë luftarake që nge krye sa herë kryet marrin flakë".

Rama bëri të ditur më tej se në Shqipëri operojnë rreth 1460 sipërmarrje italiane. Duke vënë në pah disa nga arsyet e këtyre investimeve, Rama shtoi se Italia mbetet një nga vendet që fal shpresë e "˜rreze drite'.

"Në Shqipëri operojnë 1460 sipërmarrje italiane në vend. Unë besoj se ka tre aspekte kryesore që e nënvizojnë këtë potencial dhe se duhet parë nëse do duam ta zhvillojmë këtë potencial. Pasi është zgjerimi i lidhjeve marrëdhënie kulturore dhe qeveritare, një tjetër është bashkëpunimi me Ballkanin dhe Evropën e bashkuar. Italia ka një rol të madh në këtë drejtim,. Duke pasur parasysh jo vetëm kontributet që ka dhënë ky shtetit që ka dhënë veç e veç, por dhe marrëdhëniet që kanë vendet të marra veç e veç, me këtë shtet. Shqipëria është bërë vendi ku sipërmarrjet italiane mund të gjejnë gjithçka, që e kërkojnë dhe nuk e gjejnë në Itali. Ndaj, meriton një falënderim ambasadori Gaiani, që i ka dhënë një shtytje të madhe marrëdhënieve mes dy vendeve. Italia është përfaqësuesi më i afërt i Evropës së shpresës dhe i një vendi që sot rrezaton shpresë dhe tek ne, përveçse ndihet e mbushur me shpresë, fal qeverisë së re. Ndihemi shumë afër me qeverinë e re", tha Rama.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VUÇIÇ DJALI I NJË SHQIPTARI? REAGON VAJZA E FAHRI MUSLIUT (10.21.2014)
RAMA - PSE NUK E ANULOVA VIZITËN NË BEOGRAD? (10.21.2014)
ZËRI I AMERIKËS MURPHY: SIMBOLIKA E TAKIMIT RAMA-VUÇIÇ E RËNDËSISHME (10.20.2014)
MINORITETET I KËRKOJNË PRESIDENTES T'I DREJTOHET SËRISH GJYKATËS KUSHTETUESE (10.20.2014)
SIMUNIÇ - SERBËT THANË 'VRITENI KROATIN QË SHQIPTARI TË MBESË PA VËLLA' (10.20.2014)
VALON MURATI - SHQIPËRIA E BASHKUAR NUK ËSHTË SI PROJEKTI KRIMINAL I SERBISË SË MADHE (10.20.2014)
KOMANDANTI FRANCEZ I KFOR-it TREGON SI DHE PSE E NDAU AI MITROVICËN (10.20.2014)
DISA TË ARRESTUAR NË SERBI PËR SULM NDAJ XHAMISË (10.20.2014)
GJASHTË MUAJ PAS ZGJEDHJEVE - PDK VAZHDON TË MBAJË PENG KOSOVËN (10.20.2014)
THAÇI E DAÇIÇ U TAKUAN 40 HERË (10.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]