VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VLORË - BIZNESMENI U SHPËTON PLUMBAVE PËR HERË TË 2-të

E Mërkurë, 10.22.2014, 09:43am (GMT1)



Qyteti i Vlorës u trondit nga disa të shtëna armësh në zonën pranë bashkisë, mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, dhe sipas burimeve mësohet se objekt atentati ka qenë një biznesmen ndërtimesh. "Shqiptarja.Com" shkruan se atentati do të kryhej kundër biznesmenit 45-vjeçar Arben Veliko.

Ky i fundit u qëllua në ecje nga një person në automjet, teksa po kthehej në shtëpi i vetëm. Nga goditja me armë u prek vetëm makina e tij, tip "Tuareg", ndërsa 45-vjeçari vazhdoi rrugën në lagjen "Partizani". Automjeti tjetër që e qëlloi, u largua në drejtim të paditur.

Policia ngriti postblloqe për të kapur autorin, ndërsa nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se biznesmeni është qëlluar edhe një muaj më parë tek kullat "˜Aleksandria' ku mbeti i plagosur me dy plumba në trup, duke i shpëtuar fatmirësisht atentatit. Ende nuk dihet identiteti i personave dhe numri i atyre që qëlluan në drejtim të Velikos.  /Shekulli Online
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.