VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
UDHËHEQËS TË BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS VIZITOJNË MANASTIRIN E DEÇANIT E Mërkurë, 10.22.2014, 09:51am (GMT1) Bashkësia Islame e Kosovës e ka dënuar incidentin e disa ditëve më parë të shkrimit të grafiteve në objektet e manastirit mesjetar të Deçanit. Gjatë një takimi ndërmjet udhëheqësve të kësaj bashkësie me udhëheqësit e Manastirit të Deçanit, thuhet se një "akt i tillë dëmton përpjekjet e bashkësive fetare për të kultivuar tolerancën e mirëkuptimin ndërfetar e ndëretnik". Në një komunikate për opinion të Bashkësisë Islame të Kosovës thuhet se "ky akt është i papranueshëm, i dënueshëm dhe kundër çdo mësimi dhe tradite fetare në Kosovë. Sulmi ndaj objekteve fetare e kulturore është vepër e kryer nga ata që nuk ia duan të mirën vendit dhe popullit të Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar për kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit në vendin tonë", thuhet në komunikatën e Bashkësisë Islame të Kosovës. Disa ditë më parë, persona të panjohur kanë shkruar në muret e objekteve ndihmëse të manastirit të Deçanit në Kosovën perëndimore, grafite si "Chaliphate is coming" (Kalifati po vjen),"ISIS" (Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit), "UÇK", (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) "AKSH", (Armata Kombëtare Shqiptare dhe disa mbishkrime në gjuhën arabe. Deri tani nuk janë dhënë më shumë hollësi nga autoritetet e rendit. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |