E Enjte, 04.25.2024, 11:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HARADINAJ I PËRGJIGJET PACKUT - KAM PËRKRAHJEN E 63 DEPUTETËVE

E Mërkurë, 10.22.2014, 01:38pm (GMT+1)



Eurodeputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka thënë se ai që fiton vetëm 10 për qind të votave nuk ka bazë të kërkojë të bëhet kryeministër i një vendi, raporton KTV.

Në profilin e saj në Twitter, Pack ka shkruar: "Ku është baza: Kryeministër me më pak se 10 për qind të elektoratit".

Në të njëjtin postim, Pack e ka ripërsëritur idenë e saj të thënë edhe më parë se Kosova ka nevojë për koalicionin PDK LDK. "Jepini fund ngërçit, depersonalizoni klimën, filloni negociatat PDK LDK. Kosova ka nevojë për ju", ka thënë Pack. Ndërkohë lideri i AAK-së Ramush Haradinaj e ka quajtur zonjë shumë të respektuar eurodeputeten Pack, por ka thënë se ka kohë të gjatë që nuk ka komunikuar me të.

Për Haradinaj-në eurodeputetja si duket është e informuar pjesshëm me situatën aktuale në Kosovë.

"Është një zonjë shumë e respektuar, unë nuk kam komunikim që kohë të gjatë me të. Si duket ajo ka informata të pjesshme për Kosovën dhe vetëm nga palë të caktuara. Unë jam i nominuar nga 63 deputetë dhe kjo mjafton me shpjeguar se kënd e përfaqësoj", ka thënë Haradinaj. Ai është shprehur i shqetësuar me përgjigjen negative që presidentja një ditë më herët iu kthej minoriteteve.

"Deputetët do ta shfrytëzojnë rrugën e vetme që tash u ka mbetur që është gjykata kushtetuese. Brenda kësaj jave do t'i drejtohemi gjykatës sqarim për pikën 127", ka thënë Haradinaj pas takimit lamtumirës që pati me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UDHËHEQËS TË BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS VIZITOJNË MANASTIRIN E DEÇANIT (10.22.2014)
SHQIPËRIA, MALI I ZI DHE KOSOVA SË SHPEJTI MARRËVESHJE PËR KUFIRIN (10.22.2014)
VLORË - BIZNESMENI U SHPËTON PLUMBAVE PËR HERË TË 2-të (10.22.2014)
Frankfurter Allgemeine Zeitung, EDI RAMA - ËNDRRA JONË ËSHTË EUROPA E MADHE, JO SHQIPËRIA E MADHE (Intervistë) (10.22.2014)
ISMAIL KADARE - SERBËT KANË PROJEKT TË HERSHËM PËR TË ARMIQËSUAR SHQIPTARËT ME EVROPËN (10.22.2014)
SERBIA DORËZOHET - KOSOVA DO TË PRANOHET NË KOMITETIN OLIMPIK NDËRKOMBËTAR (10.21.2014)
JAHJAGA NUK I DREJTOHET GJYKATËS KUSHTETUESE PËR PIKËN 127 (10.21.2014)
MOSKRIJIMI I INSTITUCIONEVE PAMUNDËSON THEMELIMIN E GJYKATËS SPECIALE (10.21.2014)
ISUFI - S'KA RISHQYRTIM TË MARRËVESHJES (Intervistë) (10.21.2014)
Deutsche Welle, BORIS TADIC - 'NDOSHTA MUND TË BEFASOHENI, POR PIKËRISHT KJO NDESHJE, QË KA ZHVESHUR NË TËRËSI RAPORTET MES NESH, MUND TË SHËRBEJË SI FAKTOR KTHESE' (Intervistë) -INTERVISTOI BAHRI CANI (10.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]