VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HARADINAJ I PËRGJIGJET PACKUT - KAM PËRKRAHJEN E 63 DEPUTETËVE

E Mërkurë, 10.22.2014, 01:38pm (GMT1)



Eurodeputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka thënë se ai që fiton vetëm 10 për qind të votave nuk ka bazë të kërkojë të bëhet kryeministër i një vendi, raporton KTV.

Në profilin e saj në Twitter, Pack ka shkruar: "Ku është baza: Kryeministër me më pak se 10 për qind të elektoratit".

Në të njëjtin postim, Pack e ka ripërsëritur idenë e saj të thënë edhe më parë se Kosova ka nevojë për koalicionin PDK LDK. "Jepini fund ngërçit, depersonalizoni klimën, filloni negociatat PDK LDK. Kosova ka nevojë për ju", ka thënë Pack. Ndërkohë lideri i AAK-së Ramush Haradinaj e ka quajtur zonjë shumë të respektuar eurodeputeten Pack, por ka thënë se ka kohë të gjatë që nuk ka komunikuar me të.

Për Haradinaj-në eurodeputetja si duket është e informuar pjesshëm me situatën aktuale në Kosovë.

"Është një zonjë shumë e respektuar, unë nuk kam komunikim që kohë të gjatë me të. Si duket ajo ka informata të pjesshme për Kosovën dhe vetëm nga palë të caktuara. Unë jam i nominuar nga 63 deputetë dhe kjo mjafton me shpjeguar se kënd e përfaqësoj", ka thënë Haradinaj. Ai është shprehur i shqetësuar me përgjigjen negative që presidentja një ditë më herët iu kthej minoriteteve.

"Deputetët do ta shfrytëzojnë rrugën e vetme që tash u ka mbetur që është gjykata kushtetuese. Brenda kësaj jave do t'i drejtohemi gjykatës sqarim për pikën 127", ka thënë Haradinaj pas takimit lamtumirës që pati me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.