TRAFIKANTI MALAZEZ I DROGËS FSHIHEJ NË KOSOVË
E Mërkurë, 10.22.2014, 01:57pm (GMT+1)
Trafikanti i njohur i narkotikëve në Mal të Zi, Safet Kaliq, i cili u arrestua dy ditë më parë në Vjenë, ka qendruar i fshehur në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur policia austriake, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Ai u kap me pasaportë false të Kosovës, nën emrin Rifat Murik. Besohet se bashkëpunëtorë të tij kanë qenë anëtarë të një grupi kriminal të Kosovës, i cili kontrollon disa rrugë të kontrabandës së heroinës nga Afganistani për në vendet e Ballkanit.
Kaliq ka qenë në arrati për tre vjet.
Ai aukozohet për shpëlarje të miliona eurove.
www.voal-online.ch
|