VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

THAÇI - ENVERI DHE FADILI SHKOJNË NË BEOGRAD

E Mërkurë, 10.22.2014, 02:01pm (GMT1)


Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, sapo ka treguar në mbledhjen e Qeverisë për një varg takimesh që pritet të mbahen frik, e që kanë për qëllim bashkëpunimin rajonal.

Ai ka treguar se një takim i këtij karakteri do të mbahet në Beograd, për ku gjatë ditës do të udhëtojnë dy ministra të Kosovës Enver Hoxhaj, ministër i Jashtëm, dhe Fadil Ismajli, ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Ka folur edhe për vizitën që pritet t'i bëjë Serbisë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ka thënë të jetë me efekt të madh kjo vizitë.

"Vlerësojmë gatishmërinë e dy kryeministrave të Shqipërisë z. Rama dhe të Serbisë, z. Vuçiq që të ndodhë takimi në mes të dy kryeministrave të dy shteteve që nuk do të kishte efekt vetëm për këto dy vende, por do të kishte një mesazh të qartë edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit", ka thënë Thaçi.

"Prandaj, në kuadër të kësaj, Kosova do të vazhdojë të luajë rolin e vet aktiv, dinamik, pozitiv dhe bashkëpunues me të gjitha vendet e rajonit gjithmonë në frymën euroatlantike".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.