VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HOXHAJ DEKLAROHET PARA NISJES PËR NË BEOGRAD - VIZITË NË KUADRIN E DIALOGUT

E Mërkurë, 10.22.2014, 05:08pm (GMT1)



Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, është nisur për në Serbi. Atje pritet të marrë pjesë nesër (e enjte) në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kapacitete të barabarta me shtetet e tjera. Si vazhdimësi e procesit të Berlinit, në këtë konferencë pritet të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe qeverisjen e mirë ekonomike.

Ministria e Punëve të Jashtme ka dërguar në një video incizim një deklaratë të ministrit Enver Hoxhaj rreth kësaj vizite.

"Vizita ime në Serbi është vizita e parë e një ministri të jashtëm të Republikës së Kosovës. Qëllimi i kësaj vizite është që të marrë pjesë në një konferencë në nivel të ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku ne do të diskutojmë për çështjet e bashkëpunimit rajonal dhe të bashkëpunimit ekonomik", ka thënë Hoxhaj aty. "Për më tepër, kjo vizitë flet për atë që procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe të pavarura është në një fazë të rëndësishme të tij dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të vendeve tona", ka thënë më tej ai.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.