KOSOVA U PRANUA NË KOMITETIN OLIMPIK NDËRKOMBËTAR
E Mërkurë, 10.22.2014, 07:19pm (GMT+1)
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, përmes rrjetit social Facebook, ka njoftuar se Komiteti Olimpik i Kosovës është pranuar si anëtar i përkohshëm në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë.
Postimi i plotë i tij:
Me kenaqësinë më të madhe dhe me gëzim e emocione të papërshkrueshme, kam nderin të ju njoftoj se me Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani, sapo morëm lajmin që Komiteti Olimpik i Kosovës është pranuar si anëtar i përkohshem në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Urime sportiteve tanë. Urime mbarë Kosovës.
www.voal-online.ch
|