VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BIE BORË NË PRISHTINË

E Enjte, 10.23.2014, 07:13am (GMT1)



Fjollat e para të borës kanë rënë në orët e para të ditës së enjte në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Meteorologët kanë paralajmëruar se të enjten do të kishte reshje të shiut, por parashikimet e tyre nuk dolën të sakta, pasi Prishtina u mbulua me borë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, për të enjten kishte parashikuar të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në viset malore kishte parashikuar edhe reshje bore.

"Temperatura minimale do të luhatet në mes 2C deri 4C, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 7C. Do të fryj erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s", thuhet në njoftimin e IHK-së.kd


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.