E Enjte, 04.25.2024, 11:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KRYEMINISTRAT VUÇIÇ DHE RAMA KOMENTOJNË PËR VIZITËN E ARDHSHME

E Enjte, 10.23.2014, 07:30am (GMT+1)


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se pret që vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të shkojë mirë dhe të shfrytëzohet për çuarjen përpara të çështjeve ekonomike dhe interesave të tjera të përbashkëta.
 
Zoti Vuçiç tha se "me shtyrjen e vizitës ka mbrojtur interesat e vendit". Serbia, tha ai, "dëshiron paqe dhe stabilitet në rajon, sepse çdo destabilizim dëmton më shumë Serbinë." Shumë njerëz, tha Kryeministri Vuçiç, "do të dëshironin ta shkatërojnë Serbinë përmes destabilizimit të situatës".
 

Zoti Vuçiç tha se Serbia mbrojti interesat e saj kur deklaroi se "ju nuk mund të vini në Beograd të flisni dhe të bëni çfarë të doni, kur e keni shkaktuar vetë incidentin". Ai iu referua njoftimeve se kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar që gjatë vizitës në Serbi të marrë një çmim nga qyteti i Beogradit dhe të bëjë një vizitë në luginën e Preshevës.
 
Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i tha televizionit APTN se politika nuk mund të përcaktohet nga një ndeshje futbolli dhe nga ajo që ndodh në një stadium. Ai bëri thirrje për të kapërcyer atë që ai e quajti "një të kaluar shumë të dhimbshme." "Paqja është mjaft e brishtë dhe na duhet ta forcojmë e t'i bëjmë marrëdhëniet të besueshme," tha Kryeministri Rama.
 
Ai tha se "Shqipëria e Madhe" nuk është një projekt shqiptar. "Ne duam një Europë të madhe dhe jo një Shqipëri të madhe", tha kryeministri Rama.
 
Javën e kaluar, kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë rënë dakord ta shtyjnë takimin mes tyre në Beograd nga 22 tetori, kur ishte planifikuar të mbahej, më 10 nëntor, për shkak të incidenteve që ndodhën në ndeshjen e futbollit ndërmjet Serbisë e Shqipërisë në Beograd.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BIE BORË NË PRISHTINË (10.23.2014)
KOSOVA U PRANUA NË KOMITETIN OLIMPIK NDËRKOMBËTAR (10.22.2014)
HOXHAJ DEKLAROHET PARA NISJES PËR NË BEOGRAD - VIZITË NË KUADRIN E DIALOGUT (10.22.2014)
THAÇI - ENVERI DHE FADILI SHKOJNË NË BEOGRAD (10.22.2014)
TRAFIKANTI MALAZEZ I DROGËS FSHIHEJ NË KOSOVË (10.22.2014)
HARADINAJ I PËRGJIGJET PACKUT - KAM PËRKRAHJEN E 63 DEPUTETËVE (10.22.2014)
UDHËHEQËS TË BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS VIZITOJNË MANASTIRIN E DEÇANIT (10.22.2014)
SHQIPËRIA, MALI I ZI DHE KOSOVA SË SHPEJTI MARRËVESHJE PËR KUFIRIN (10.22.2014)
VLORË - BIZNESMENI U SHPËTON PLUMBAVE PËR HERË TË 2-të (10.22.2014)
Frankfurter Allgemeine Zeitung, EDI RAMA - ËNDRRA JONË ËSHTË EUROPA E MADHE, JO SHQIPËRIA E MADHE (Intervistë) (10.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]