E Premte, 03.29.2024, 02:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BUSHATI DHE AHMETAJ SOT NË BEOGRAD

E Enjte, 10.23.2014, 08:56am (GMT+1)



Ndërkohë që të gjithë flasin për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd, dy ministrat e kabinetit të tij prenë dje biletën për të shkuar sot në Serbi. Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj do të marrin pjesë sot në Konferencën e Ministrave të Ballkanit si vazhdim i samitit të Berlinit, i inicuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Konferenca në Beograd është organizuar nga Komisioni Evropian dhe cilësohet si vazhdimësi e takimeve dhe zotimeve nga Konferenca e Berlinit, për të thelluar edhe me tej marrëdhëniet mes vendeve në rajon dhe për të shtyrë përpara projektet e përbashkëta.

Lajmi për pjesëmarrjen e dy ministrave bëhet i ditur nga Ora News, sipas të cilës, Bushati e Ahmetaj kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin për rajonin. Përveç Shqipërisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, për herë të parë, do të jenë edhe dy ministrat kosovarë, që e çojnë në 4 numrin e ministrave shqiptarë në Beograd.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Fadil Ismajli dhe ai i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kanë shkuar mbrëmë në Beograd, në Konferencën Ministrave të Jashtëm të Ballkanit. Takimi drejtohet nga eurokomisioneri në largim Stefan Fule dhe Jyrki Katainen zëvendëspresident i KE-së, ndërkohë, që fjalën hapëse të konferencës, pritet ta mbajë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Takimi përkon në të njëjtën ditë kur UEFA do të japë vendimin për fatin e ndeshjes së lënë përgjysmë mes serbëve dhe shqiptarëve.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRYEMINISTRAT VUÇIÇ DHE RAMA KOMENTOJNË PËR VIZITËN E ARDHSHME (10.23.2014)
BIE BORË NË PRISHTINË (10.23.2014)
KOSOVA U PRANUA NË KOMITETIN OLIMPIK NDËRKOMBËTAR (10.22.2014)
HOXHAJ DEKLAROHET PARA NISJES PËR NË BEOGRAD - VIZITË NË KUADRIN E DIALOGUT (10.22.2014)
THAÇI - ENVERI DHE FADILI SHKOJNË NË BEOGRAD (10.22.2014)
TRAFIKANTI MALAZEZ I DROGËS FSHIHEJ NË KOSOVË (10.22.2014)
HARADINAJ I PËRGJIGJET PACKUT - KAM PËRKRAHJEN E 63 DEPUTETËVE (10.22.2014)
UDHËHEQËS TË BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS VIZITOJNË MANASTIRIN E DEÇANIT (10.22.2014)
SHQIPËRIA, MALI I ZI DHE KOSOVA SË SHPEJTI MARRËVESHJE PËR KUFIRIN (10.22.2014)
VLORË - BIZNESMENI U SHPËTON PLUMBAVE PËR HERË TË 2-të (10.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]