E Premte, 04.26.2024, 12:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SERWER - INCIDENTI NË BEOGRAD, SHENJË E NACIONALIZMIT

E Premte, 10.24.2014, 07:19am (GMT+1)



Incidentet në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri dhe grafitet në manastirin e Deçanit tregojnë se ndjenjat nacionaliste panshqiptare dhe panserbe ende ekzistojnë, thotë analisti Daniel Serwer.

Incidentet në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri dhe grafitet në manastirin e Deçanit tregojnë se ndjenjat nacionaliste panshqiptare dhe panserbe ende ekzistojnë, thotë Daniel Serwer, analist i çështjeve të Ballkanit, në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës.  Ai thotë se këto ndjenja nacionaliste janë të pranishme në një pjesë shumë të vogël të popullsisë shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. Edhe në mesin e një pjese të vogël të popullsisë serbe në Bosnje, Serbi dhe Kroaci ka ndjenja nacionaliste etnike, thotë zoti Serwer.

"Pra të dy etnicitetet kanë një rrymë të nacionalizmit etnik që unë do ta quaja nacionalizëm etnik territorial. Unë nuk kam asnjë kundërshtim ndaj njerëzve të cilët pranojnë se kanë një kulturë dhe gjuhë të përbashkët. Kjo nuk është aspak e kundërshtueshme. Ne kemi gjuhë të përbashkët me Kanadanë, Britaninë, pra nuk ka asgjë të keqe këtu. Por problemet krijohen kur njerëzit sfidojnë marrëveshjet politike dhe përpiqen të rikonfigurojnë kufijtë për të akomoduar dallimet etnike. Kjo është shumë destabilizuese".

Zoti Serwer thotë se shumica e njerëzve në të gjitha këto vende të Ballkanit janë më shumë të interesuar për vendet e punës se sa për formën e një flamuri që fluturoi mbi një stadium futbolli ose përmbajtjen e grafiteve në manastirin e Deçanit. Pavarësisht se këto janë gjëra ofenduese, ato bëhen nga një pjesë shumë e vogël e popullatës.

Në lidhje me çështjen e qytetarëve të vendeve të Ballkanit që kanë shkuar të luftojnë me ekstremistët islamikë në Siri dhe Irak, zoti Serwer thotë se kjo nuk është e lidhur vetëm me problemet ekonomike.  Ai thotë se gjithmonë do të ketë një joshje islamike për myslimanë të moshës shumë të re, ndoshta jo të arsimuar mirë, në Ballkan. Numri i atyre që po luftojnë në Siri dhe Irak është shumë i vogël, por qeveritë në Kosovë, Bosnje dhe Serbi po përpiqen shumë për të parandaluar shkuarjen e tyre në Siri dhe Irak. Kjo nuk është e lehtë. Qeveritë e Ballkanit duhet të jenë vigjilente në përpjekjet për të mos lejuar që qytetarët e tyre të shkojnë në Siri dhe Irak.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GRATË NË SHQIPËRI VAZHDOJNË TË JETOJNË NË NJË DISKRIMINIM TË PËRGJITHSHËM NGA SHOQËRIA (10.24.2014)
HOXHAJ - DO BËJMË TRAKTAT PAQEJE ME SERBINË, BRENDA 3-5 VITESH I ZGJIDHIM TË GJITHA ÇËSHTJET (10.23.2014)
BORA LË PA RRYMË QYTETARËT KOSOVARË (10.23.2014)
BIRN - FAZLLIÇ 1 MILION DOLLARË PËR PD, UA VODHI AMERIKANËVE NË KËMBIM TË NJË KONTRATE BIZNESI (10.23.2014)
LAN PA VV - KËMBËNGUL TEK PRESIDENTJA PËR SQARIME (10.23.2014)
FADIL ISMAJLI - PREZANTIMI I PARË I KOSOVËS NË BEOGRAD (Intervistë) (10.23.2014)
Deutsche Welle - DELEGACIONET E KOSOVËS DHE SHQIPËRISË NË BEOGRAD (10.23.2014)
BUSHATI DHE AHMETAJ SOT NË BEOGRAD (10.23.2014)
KRYEMINISTRAT VUÇIÇ DHE RAMA KOMENTOJNË PËR VIZITËN E ARDHSHME (10.23.2014)
BIE BORË NË PRISHTINË (10.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]