VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LDK - S'KA PRISHJE TË KOALICIONIT ME VETËVENDOSJEN
Agim Veliu - Ka vetëm forcim të aleancës sonë

E Premte, 10.24.2014, 10:26am (GMT1)


Prishtinë, 24 tetor - Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se s'ka kurrfarë vendimi sa i përket koalicionit me Vetëvendosjen.

Ai ka mohuar mundësinë që LDK të marrë një vendim të tillë duke thënë se kjo parti po angazhohet për të ecur më tutje e jo për t'i prishur aleancat e ndërtuara pas zgjedhjeve.
"Jemi duke biseduar për të gjetur zgjidhje e jo për të prishur diçka", ka thënë ai për Express.

Edhe anëtari tjetër i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, citohet të jetë thënë se s'ka asgjë të vërtetë sa i përket mundësisë së prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen. "Është mashtrim", ka thënë ai.

Veç kësaj, Shala ka sqaruar se për sot LDK nuk ka paraparë asnjë mbledhje të Kryesisë.

"Për sot nuk është lajmëruar asnjë mbledhje se më kishin treguar", ka shtuar ai.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.