VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISA MUSTAFA - KOALICIONI VLAN U KRIJUA ME QËLLIM QË TË HAPIM PERSPEKTIVË PËR ZHVILLIMIN E VENDIT DHE PËR FUNKSIONIMIN E SHTETIT LIGJOR

E Premte, 10.24.2014, 10:38am (GMT1)



Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së dytë për nga numri i deputetëve në këtë legjislaturë, që ende s'është funksionalizuar, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ia rikujton opnionit se "Jemi bashkuar me qëllim që të hapim perspektivë për zhvillimin e vendit dhe për funksionimin e shtetit ligjor", duke ua transmetuar kështu mesazhin atyre që flasin për prishje të koalicionit paszgjedhor LDK, Vetëvendosje, AAK e Nisma, se "Çdo projekt mund të realizohet vetëm nga ata që i besojnë dhe besojnë në njëri tjetri".

"Ne po bëjmë përpjekje që me përgjegjësinë më të madhe të ndërtojmë institucionet demokratike dhe të qëndrueshme të vendit.

Nuk jemi në kohë fushate. Jemi bashkuar me qëllim që të hapim perspektivë për zhvillimin e vendit dhe për funksionimin e shtetit ligjor. Nga partnerët tanë presim qasje konstruktive dhe pozitive në rrugën në të cilën jemi nisur.

Çdo projekt mund të realizohet vetëm nga ata që i besojnë dhe besojnë në njëri tjetrin"
, ka shkruar Mustafa në FB.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.