VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHTYPI I HUAJ:UEFA LEGJITIMON DHUNËN DHE RACIZMIN

E Premte, 10.24.2014, 01:02pm (GMT1)



VOAL - Shtypi botëror denoncon vendimin arbitrar të UEFA-s, si një veprim racist dhe pro dhunës e diskriminimit.

Ja disa nga reagimet e para të shtypit evropian përsa i përket vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri.

"Serbia shpërblehet me fitore për dhunën në ndeshjen për 2016", raporton BBC. "UEFA e butë për serbët", shkruajnë mediet në Kroaci.

"UEFA legjitimoi dhunën dhe racizmin", është titulli nga media italiane "Toscana News", e cila midis të tjerave shkruan: "UEFA e ka bërë të njohur vendimin në lidhje me ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë pezulluar në minutën e '41,të martën më 14 tetor për shkak të dhunës së tifozëve serbë. Në mënyrë të pabesushme UEFA i dha fitoren në tavolinë Serbisë për refuzimin e kthimit në fushë të ekipit të Shqipërisë pas pësimit të shumë akteve të dhunës nga huliganë dhe policia serbe në veçanti.

Duhet thënë se me një vendim të tillë UEFA, legjitimon dhe arsyeton përdorimin e dhunës dhe racizmit në stadiume, si dhe krijon një precedent të rrezikshëm. Përveç kësaj, Shqipëria u penalizuar dyfish në rast të nivelit të pikëve në grupin e tyre me ekipet e tjera kombëtare. Shqipërisë nuk i ka mbetur asgjë për të bërë, por t'i shkojë në gjykatën e Arbitrazhit në Lozanë, shkruan "Toscana news".
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.