VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AGJENCITË E HUAJA PËR VENDIMIN E UEFA-s PËR NDESHJEN SERBI SHQIPËRI

E Premte, 10.24.2014, 02:01pm (GMT1)



Tiranë, 24 tetor Agjencitë prestigjioze ndërkombëtare të lajmeve komentuan sot vendimin e UEFA-s për ndeshjen e 14 tetorit Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016.

Më poshtë vijojnë reagimet e disa prej tyre, sipas ATSH-së:

AFP "Instanca disiplinore e UEFA-s vendosi t'i japë Serbisë fitoren në tavolinë 3-0 kundër Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016, por duke ia privuar tri pikët.

UEFA vendosi gjithashtu që Serbia të luajë dy ndeshje pa spektatorë..."

"Shqipëria, shumë e irrituar, vendosi të apelojë vendimin e UEFA-s. "Vendimi i komisionit është i çuditshëm dhe i papranueshëm", deklaroi sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku."

DPA "UEFA dënoi edhe Serbinë edhe Shqipërinë për ndeshjen e tyre kualifikuese në Beograd, që u ndërpre pas dhunës në fushë dhe jashtë saj."

ANSA "Tre me zero në tavolinë për Serbinë, por edhe tri pikë dënim në klasifikim për kombëtaren serbe dhe detyrimin për të luajtur dy ndeshje pa tifozë. Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi deklarohet "i zhgënjyer për një vendim që nuk jep drejtësi".

BBC "Serbisë i jepet një fitore e lehtë ndaj Shqipërisë pas dhunës në ndeshjen kualifikuese për Euro 2016."
Anadolu "Serbia fiton në tavolinë ndeshjen e lënë përgjysmë me Shqipërinë në Beograd."
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.