TAGES ANZEIGER - SHANSI I HUMBUR I UEFA-s
E Premte, 10.24.2014, 02:10pm (GMT+1)
VOAL - Një nga gazetat kryesore të Zvicrës Tages Anzeiger pas vendimit të UEFA-s boton shkrimin me titull "Shansi i humbur i UEFA-s", ku midis të tjerave shkruan: "Në vend që të ndërmerrte qëndrim kundër autorëve të dhunës, UEFA për turp i jep Beogradit një fitore në tavolinë". Dhe më tutje autori i shkrimit David Wiederkehr vazhdon se vendimi i UEFA-s nuk kapërdihet, çka ngre edhe një herë pyetjen se me ç'motivacion i merr vendimet UEFA.
"Lojtarët shqiptarë janë kërcënuar nga publiku në stadium me vdekje dhe janë rrahur nga huliganët ultras e nga policët e Serbisë në mjediset e stadiumit," shkruan më tej Tages Anzeiger.
"Por vendimi i UEFA-s nuk është përfundimtar. Shqipëria do ta apelojë këtë vendim, për të mbrojtur të drejtën e fitores 3-0 në tavolinë," përfundon gazeta zvicerane.
www.voal-online.ch
|