VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'PLISAT' MANIFESTIM PROTESTE NDAJ VENDIMIT TË UEFA-s

E Premte, 10.24.2014, 06:55pm (GMT1)



Grupi i tifozëve "Plisat", siç kishin paralajmëruar, kanë dalë në protestë për të shprehur pakënaqësinë me vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s ndaj ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Ata kanë protestuar para zyrave të Bashkimit Europian në Prishtinë, duke nisur nga ora 17:00. "UEFA Mafia, Say Yes To Racism" e "Say No To Racism Joke Of The Day", kanë qenë pankartat kryesore që kanë mbajtur në duar ky grup tifozësh.

UEFA i dha Serbisë- fitoren 3-0 në tavolinë, por i mori tri pikët. Vendimi po kundërshtohet jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga media me renome ndërkombëtare.

Përmes rrjetit social "Facebook", "Plisat" kanë njoftuar më herët gjatë ditës, se protesta do të organizohet ndaj UEFA-s dhe Bashkimit Evropian kundër diskriminimit, padrejtësisë dhe racizmit.





www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.