E Enjte, 04.25.2024, 09:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Deutsche Welle, KOSOVË - KËRKOHET ROL MË AKTIV I PRESIDENTES NË ZGJIDHJEN E SITUATËS

E Shtunë, 10.25.2014, 08:34am (GMT+1)


Partitë në koalicion LDK, AAK dhe Nisma, këmbëngulin që presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, t'i drejtohet serish Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar situatën politike në vend të bllokuar prej gati gjashtë muajsh.


Zyrtarë nga zyra e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, konfirmojnë se ata kanë marrë kërkesën e partive politike në koalicion, LDK AAK dhe Nisma (LAN), ku i kërkohet presidentes Jahjaga t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese që ta sqarojë aktgjykimin e saj ( GJK) se a kanë të drejtë edhe partitë tjera të propozojnë kryetarin e kuvendit, pasi Partia Demokratike e Kosovës, si fituese e zgjedhjeve, nuk po arrin të sigurojë shumicën në kuvend. Zëdhënësi i presidentes se Kosovës, Arbër Vllahiu i tha DW-së se "kërkesa ka arritur në zyrën e presidentes, e njëjta do të analizohet dhe vlerësohet".

Tri ditë më parë edhe deputetët e pakicave i drejtuan presidentes që të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese sqarime shtesë rreth pikës 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me postin e kryetarit të kuvendit.

Mirëpo, presidentja Jahjaga, në përgjigjen që u ktheu deputetëve të pakicave tha se: "duke marrë parasysh Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe dy vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese si dhe duke marrë parasysh rolin e presidentes si faktor i unitetit të popullit, vlerësohet kërkesa e deputetëve, por zgjidhja duhet të gjendet brenda kuadrit kushtetues". Më tej në në përgjigjen e presidentes theksohet, se "zgjidhja për nyjën institucionale është përgjegjësi e deputetëve të zgjedhur me votën e qytetarëve të Kosovës dhe gjithashtu edhe e partive politike të përfaqësuara në kuvend, përmes zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në respektim të Kushtetutës së Kosovës."
Atifete Jahjaga Präsidentin Kosovo

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

I nominuari për kryeministër i partive në koalicion paszgjedhor (LAN) Ramush Haradinaj, thotë se presidentja duhet të kërkojë sqarime nga Gjykata Kushtetuese për dalje nga gjendja ekzistuese. "Ne kemi marr vendim që t'i drejtohemi në radhë të parë presidentes. Ne e dimë se presidentja ka pasur një kërkesë prej minoriteteve dhe e dimë përgjigjen. Por, ne i jemi drejtuar asaj më një kërkesë me shpjegimin paraprak se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe, duke e respektuar funksionin që ajo kryen dhe të kërkojë sqarime për dalje nga gjendja ekzistuese", thotë Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, thonë se presidentja Jahjaga duhet të luajë një rol më proaktiv karshi zhvillimeve politike që po ndodhin në Kosovë. Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, i tha DW së, se Presidentja e Kosovës duhet të gjejë hapësirë institucionale për ta zgjidhur krizën politike në Kosovë. "Mendoj që presidentja e vendit duhet të luajë një rol më proaktiv për gjetjen e zgjidhjes politike për zhbllokimin e kuvendit. Në ushtrimin e mandatit të saj, presidentja duhet të shikojë çdo hapësirë të mundshme institucionale që mund të shfrytëzohet për ta zgjidhur krizën aktuale. Nëse blloku V-LAN insiston kaq shumë në pikën 127, me kushtin që ata të pajtoheshin politikisht çfarëdo që të ishte vendimi i gjykatës, presidentja duhet ta shohë seriozisht kërkesën e tyre si mundësi për gjetjen e zgjidhjes së krizës aktuale. Përndryshe, Kosova po rrëshqet në një situatë, ku janë vënë në bllokim pothuajse çdo institucion politik, që do të ketë kosto të lartë edhe për rrugën evropiane të vendit tonë. Prandaj, presidentja duhet t'i kthehet rolit të saj kushtetues, dhe t'i kthejë liderët në tryezën e dialogut, t'u ofrojë atyre një platformë për zgjidhjen e krizës", thotë analisti Fisnik Korenica.

Sidoqoftë, po bëhen më shumë se pesë muaj që nga zgjedhjetparlamentare, ndërkaq, pos betimit të deputetëve në kuvend, akoma nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të krijimit të institucioneve të reja, që janë zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së kuvendit dhe më pas formimi i qeverisë. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i referohet vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila thotë se propozimi i kandidatit për kryetar të kuvendit të Kosovës i përket grupit më të madh parlamentar, që në këtë rast nënkupton Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Ndërkohë, blloku i partive në koalicion, V-LAN, thonë se ata i kanë 63 deputetë në kuvend, që mund të zgjedhin kryesinë e parlamentit dhe më pas të formojnë edhe qeverinë e Kosovës. Këto dy qëndrime të kundërta të kampeve politike sipas analistëve tashmë e kanë futur në krizë të thellë funksionimin institucioneve të Kosovës, madje duke rrezikuar edhe krizë financiare dhe buxhetore, nëse nuk gjendet shpejt një zgjidhje për dalje nga ngërçi politik.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - ENDE NUK IU JEPET DRITA JESHILE INSTITUCIONEVE TË REJA (10.25.2014)
'PLISAT' MANIFESTIM PROTESTE NDAJ VENDIMIT TË UEFA-s (10.24.2014)
TAGES ANZEIGER - SHANSI I HUMBUR I UEFA-s (10.24.2014)
AGJENCITË E HUAJA PËR VENDIMIN E UEFA-s PËR NDESHJEN SERBI SHQIPËRI (10.24.2014)
SHTYPI I HUAJ:UEFA LEGJITIMON DHUNËN DHE RACIZMIN (10.24.2014)
LORIK CANA - KJO NUK ËSHTË DREJTËSI (10.24.2014)
ISA MUSTAFA - KOALICIONI VLAN U KRIJUA ME QËLLIM QË TË HAPIM PERSPEKTIVË PËR ZHVILLIMIN E VENDIT DHE PËR FUNKSIONIMIN E SHTETIT LIGJOR (10.24.2014)
LDK - S'KA PRISHJE TË KOALICIONIT ME VETËVENDOSJENAgim Veliu - Ka vetëm forcim të aleancës sonë (10.24.2014)
BERND FISCHER - ÇLIRIMI I SHQIPËRISË AS MË 28, AS MË 29 NËNTOR, POR MË 4 DHJETOR (10.24.2014)
BESHIKTASH FITON THELLË NDAJ PARTIZANIT TË BEOGRADIT (10.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]